Dorëheqja e Kryeprokurorit të Speciales – Si do të ndikoj kjo në rastin Thaçi dhe të tjerët? - NACIONALE

Dorëheqja e Kryeprokurorit të Speciales – Si do të ndikoj kjo në rastin Thaçi dhe të tjerët?

1 javë më parë

nga Arbër Ramadani

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje. Ai që e kishte marrë përgjegjësinë për të provuar fajësinë e ish krerëve të UÇK-së, tashmë ka marrë mbi supe përgjegjësinë, për t’ia vërtetuar fajësinë e ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, në njërin nga hetimet më të mëdha në botë. Detyrën e Smith, të paktën përkohësisht, do ta marrë Alex Whiting, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Prokurorit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Por, pse dha Smith dorëheqje, dhe si do të ndikojë kjo në procedurën e rastit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit?

Avokatët në Kosovë kanë dhënë mendimet e tyre se pse ka mundur të jap dorëheqje Jack Smith.

Avokati Skënder Musa ka thënë për gazetën Nacionale se dorëheqja e Kryeprokurorit lidhet me një shkak të vetëm. “Ai dhe kolegët e tij prokurorë, e kanë vërejtur se nuk do të mund ta provojnë fajësinë, e krerëve të UÇK-së”, ka thënë ai.

Për më tepër, Musa ka thënë se në këto raste ata që kanë guxim profesional, japin dorëheqje nga aktakuza e pa bazuar, e jo nga rasti.

Të përballur me mungesë të provave, këta po ofrojnë dorëheqje. Mirëpo në aspektin juridik, nëse një prokuror përballet me mungesë të provave, dhe e bën një aktakuzë të paligjshme, siq e konsideroj, këtë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, prokurorët nuk duhet të dorëhiqen, por ata duhet të heqin dorë nga aktakuza. Mendoj se duhet të kenë guxim profesional të heqin dorë nga e gjithë aktakuza, sepse nuk do të kenë mundësi ta mbrojnë këtë aktakuzë.”, është shprehur Musa, duke thënë se kjo është dorëheqja e dytë nga Zyra e Prokurorit Special.

Sipas Avokatit Musa, dorëheqjen e prokurorëve vijnë kur ata e shohin se nuk mund t`i mbrojnë pretendimet e tyre.

Dorëheqja e z.Smith, është dorëheqja e dytë që bëhet nga zyrja e prokurorit special. Këto dorëheqje nuk bëhet për shkaqe personale. Në fakt këto dorëheqje sipas meje vijnë, sepse ata e kuptojnë se nuk mund t’i mbrojnë pretendimet e ngritura, sepse aktakuzave të tyre ju mungojnë provat materiale dhe personale, e janë në kundërshtim edhe me kodin penal që ka qenë në fuqi.”, është shprehur ai.

Edhe avokati Tahir Rrecaj e ka parë me shqetësim të madh dorëheqjen e Smith.

Ai ka thënë për gazetën Nacionale se kjo situatë e krijuar mund të ndikojë në prolongimin dhe zhegitjen e procedurës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilën ndodhen në paraburgim në Hagë.

Konsideroj se mundet me e prolongu procedurën, e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, për shkak se zëvendësuesit të tij, i nevojitet një kohë pak më e gjatë, për t’u familjarizuar me proceset dhe me gjithqka që ka të bëj me lëndën. Pasoja që mund të ndodhë është se mund të kemi një zhagitje të procedurës, sidomos tash kur pritet të fillojë shqyrtimi gjyqësor.”, ka thënë Rrecaj.

Drama “speciale”

Ish-prokurori i Departamentit të Drejtësisë Jack Smith është emëruar të premten për të mbikëqyrur një nga hetimet penale më të mëdha në botë, atë të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Hetimet implikojnë sjelljen e Trump, i cili të martën deklaroi kandidaturën e tij në garën presidenciale 2024, duke e bërë atë një rival të mundshëm të Presidentit Joe Biden.

“Bazuar në zhvillimet e fundit, duke përfshirë njoftimin e ish-presidentit se ai do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimin e deklaruar të Presidentit në detyrë për të kandiduar gjithashtu, kam arritur në përfundimin se emërimi i një këshilltari special është në interesin publik”, tha Garland në Departamentin e Drejtësisë të premten.

Smith u bë kryeprokuror për gjykatën speciale në Hagë në vitin 2018, i fokusuar në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Dorëheqjet enigmatike – pse u larguan tre prokurorë e një gjyqtar, para se të dorëhiqej Smith

Michael Bolander, gjyqtar i Dhomave të Specializuara të Hagës konfirmoi dorëheqjen e tij nga Gjykata Speciale, për siç u tha, arsye personale. Ai ishte pjesë e panelit të Gjykatës Supreme në Hagë, e cila ia refuzoi ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, lirimin nga paraburgimi. Disa ditë më pas, ai dha dorëheqjen. Largimi i Bolander është vetëm i radhës nga Dhomat e Specializuara, pasi dorëheqje të tilla ka pasur edhe në të kaluarën. Sidomos në Prokurorinë e Specializuar.

Një dorëheqje e papritur i shkoi edhe më herët kryetares së Gjykatës Speciale. Një gjyqtar me përvojë, njëherësh pjesë e paneleve të Gjykatës Supreme në Hagë, u tërhoq nga puna e tij e deritashme. Kjo u tha se ishte për krejtësisht arsye personale.

“Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Dorëheqja e parë

Njëra nga dorëheqjet më enigmatike nga Dhomat e Specializuara të Hagës do të ishte largimi i Kryeprokurorit të parë, David Schëendiman. Ky i fundit kur u largua, kishte thënë se këtë e ka bërë me kërkesën e institucioneve amerikane. Por këtë arsyetim, nuk e tha edhe disa muaj pas largimit.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj,” thuhej në deklaratën e David Schëendiman.

Ambasada amerikane largimin e Schëendimanit e kishte vlerësuar si ndryshim rutinor. Megjithatë, pas largimit të tij, Schëendiman e kishte kritikuar Departamentin e Shtetit për largimin e tij nga pozita më e rëndësishme e Gjykatës Speciale.

Bazuar në praktikat profesionale më të mira kam shtuar disa kritere që t’i përdorim për të vendosur nëse duhet të ngrihen aktakuza që aktakuza e propozuar të mbështetet nga prova që janë të disponueshme për t’u paraqitur gjatë gjykimit dhe provat të cilat, pasi të jenë ekzaminuar nga një mbrojtje e mirëinformuar e përgjegjshme dhe e fuqishme me gjasë të jenë të mjaftueshme në nivelin sasior dhe cilësor që të çojnë në vendim të fajësisë të konfirmueshme edhe në fazën e apelin në lidhje me çdo të akuzuar dhe akuzë të propozuar”, kishte deklaruar David Schëendiman.

Ai poashtu kishte tërhequr vërejtjen se donatorët e Speciales që janë shtetet e Bashkimit Evropian nuk duhej të bënin presion.

“Donatorët mirëdashës duhet të shmangin bërjen e institucioneve si Zyra e Prokurorit më të cenueshme, duke dështuar të kuptojnë natyrën e hetimeve kriminale dhe ndjekjen penale të krimeve mizore duke pritur tejet shumë prej tyre”, kishte shtuar ai.

Dorëheqja e zv/prokurorit të specializuar

Pasues i David Schëendiman si Prokuror i Specializuar për pak kohë, do të ishte Këai Hong Ip. Ai u emërua në këtë detyurë, derisa të njëjtën pozitë e mori me mandat të plotë Jack Smith, Kryeprokurori aktual i Specializuar.

Megjithatë, Këai Hong Ip pozitën e zv/prokurorit të specializuar do ta linte të zbrazët pas dorëheqjes në muajin shtator të vitit 2020. Dorëheqja erdhi pak ditë pasi krerët e veteranëve të Kosovës, kishin publikuar dosje me mijëra faqe materiale të Prokurorisë së Specializuar.

Hong Ip kishte dhënë dorëheqje më 17 shtator 2020, pasi në zyrat e OVL-UÇK-së kishin arritur disa herë dosjet. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar si rëndom, vlerësoi se dorëheqja e tij nuk ndërlidhet me dosjet.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton raportet e medias, pavarësisht se sa të gabuar mund të jenë, dhe nuk ka asnjë koment në lidhje me Shoqatën e Veteranëve. Lidhur me z. Ip, ai u largua nga SPO këtë verë për të gjetur një mundësi tjetër punësimi dhe tani, për këtë arsye, po punon për një institucion tjetër”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Hagës.

Që nga dorëheqja, Kwai Hong Ip kurrë nuk kishte folur për media, për ta sqaruar situatën.

Lajme të ngjashme