Pas largimit të Jack Smith, Gjykata Speciale cakton Alex Whiting ushtrues detyre të Prokurorit - NACIONALE

Pas largimit të Jack Smith, Gjykata Speciale cakton Alex Whiting ushtrues detyre të Prokurorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas dorëheqjes së Jack Smith, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë Alex Whiting ushtrues të deytrës së Prokurorit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith dhe bëhet Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ehiting do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri. Ai ka saktësisht të njëjtat kompetenca me ato të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës së ZPS-së në asnjë aspekt.”, thuhet në njoftim.

Kutjojmë se, ish-prokurori i Departamentit të Drejtësisë Jack Smith është emëruar të premten për të mbikëqyru një nga hetimet penale më të mëdha në botë, atë të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

Kush është Prokurori i ri

Gjykata Speciale ka teguar se kush është Prokurori i ri Alex Whiting

Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith si Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith dhe bëhet Ushtrues Detyre i Prokurorit të Specializuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Whiting do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri. Ai ka saktësisht të njëjtat kompetenca me ato të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës së ZPS-së në asnjë aspekt.

Whiting, 58 vjeç, është prokuror me kombësi franko-amerikane me përvojë të gjerë në procedime penale në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ka punuar në ZPS që nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, dhe duke filluar nga muaji gusht 2020 si Zëvëndës Prokuror i Specializuar.

Whiting ka ardhur në ZPS nga Fakulteti Juridik i Harvardit, ku ka punuar si profesor i praktikës ligjore që nga viti 2013. Midis vitit 2010 dhe 2013, Whiting ka qenë pjesë e Zyrës së Prokurorit në GJPN ku ka punuar fillimisht si Koordinator i Hetimeve, duke mbikqyrur të gjitha hetimet, dhe pastaj si Koordinator i Procedimeve Penale, duke mbikqyrur të gjitha ndjekjet penale. Përpara se të bëhej pjesë e GJPN-së, Whiting ka dhënë mësim për tre vite si ndihmës profesor juridik i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Midis vitit 2002 dhe 2007, Whiting ka punuar për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) ku ka qenë kryeprokurori i çeshtjes në gjykimin e Fatmir Limaj, Isak Musliu, dhe Haradin Bala, dhe kryeprokuror i çeshtjes në gjykimet e Milan Martiq dhe Dragomir Millosheviq.

Përpara se të bëhej pjesë e TPNJ-së, Whiting ka qenë prokuror federal në SHBA, fillimisht në Departamentin e Çeshtjeve Penale në Divizionin për të Drejtat Civile në Uashington DC dhe pastaj me Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Boston, Massachusetts, ku është përqëndruar në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është i diplomuar nga Kolegji Yale dhe nga Fakulteti Juridik i Yale. Z. Smith largohet nga ZPS-ja dhe merr postin e Këshilltarit Special në Shtetet e Bashkuara për të mbikqyrur dy hetime penale në zhvillim, i emëruar në këtë post nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick B. Garland.

Smith është emëruar Prokuror i Specializuar në maj të vitit 2018 dhe ka marrë funksionet e tij në shtator 2018.

Pse dha dorëheqje Smith?

Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Hetimet implikojnë sjelljen e Trump, i cili të martën deklaroi kandidaturën e tij në garën presidenciale 2024, duke e bërë atë një rival të mundshëm të Presidentit Joe Biden.

“Bazuar në zhvillimet e fundit, duke përfshirë njoftimin e ish-presidentit se ai do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimin e deklaruar të Presidentit në detyrë për të kandiduar gjithashtu, kam arritur në përfundimin se emërimi i një këshilltari special është në interesin publik”, tha Garland në Departamentin e Drejtësisë të premten.

Smith u bë kryeprokuror për gjykatën speciale në Hagë në vitin 2018, i fokusuar në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Lajme të ngjashme