Kosovarët duan klima për dimër, Minstria e Ekonomisë jep detaje për subvencionimin e qytetarëve - NACIONALE

Kosovarët duan klima për dimër, Minstria e Ekonomisë jep detaje për subvencionimin e qytetarëve

3 vjet më parë

nga Blendrita Avdiu

Kriza energjetike ka kohë që është paralajmëruar në Kosovë, gjersa qytetarët po preokupohen edhe për faturat e larta të energjisë, e të cilat tashmë janë duke u subvencionuar. Kosovarët më së shumti kanë aplikuar për t’u pajisur me kondicioner (klima) në thirrjen për subvencionim nga Qeveria Kurti, në të cilën kanë aplikuar në total 5992 qytetarë.

Gjatë muajit tetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’iu ndihmojë qytetarëve të vendit për ta përballuar krizën dimërore që pritet këtë fundvit, si dhe t’ua ndihmojë “pak” xhepin karshi çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Qeveria njoftoi se do të subvenciononte blerjen e pajisjeve për ngrohje që kursejnë energji në vlerë të 6 milionë euro, si dhe ndarjen e shtesave për disa kategori si luftim ndaj inflacionit.

Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dje përmes një konference për media ka njoftuar se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve për energji elektrike për fazën e dytë. Në njoftimin e publikuar thuhej se aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Sipas tyre, nëse aplikimi është i suksesshëm, qyetarët do të njoftohen menjëherë që janë kualifikuar për këtë fazë dhe mund të vazhdoni me blerjen e pajisjes që kanë përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje.

Ministria e Ekonomisë thotë se meqënëse parakusht i aplikimit në thirrjen e dytë ishte kualifikimi në fazën e parë, në fazën e parë është numri më i lartë i aplikantëve.

Në përgjigjiet e tyre për gazeten Nacionale, thuhet se në fazën e parë të kësaj thirrje kishin aplikuar gjithsej 5 mijë e 992 qytetarë për subvencionim të masave të efiçiencës, respektivisht blerjes së pajisjeve me efiçiencë të lartë, ndërsa në fazën e dytë të pot ë njëjtës thirrje kanë aplikuar vetëm 2 mijë e 377 qytetarë.

Numri total i aplikuesve 5992 – Pompë Termike 1313 aplikues, – Inverter 2656 aplikues, – Kalda me Biomasë 816 aplikues, – Stufa me biomasë 1207 aplikues. Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275. Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Në përgjigjiet e tyre, thuhet se numri më i madh i aplikantëve ishte për kondicioner.

Numri më i madh i aplikantëve ka aplikuar për pajisjen pompë termike ajër-ajër – Inverter (kondicioner) pra 2656 qytetarë kanë aplikuar për këtë masë/pajisje”, thonë nga Ministria e Ekonomisë për Nacionalen.

Ndryshe, ideja e këtij subvencioni ishte bërë me qëllim që të ulej për gati 70 për qind i konsumit të energjisë.

Ministria e Ekonomisë në njoftimin e tyre më datë 6 tetor të këtij viti pati thënë se shuma që do të ndahet për këtë subvencionim është 6 milionë euro, ndërkohë që mendohej që nga ky subvencionim të fitojnë rreth 10 mijë familje në Kosovë.

6 milionë euro do të ndahen për 10,000 familje për të subvencionuar pajisjet që do të ulin gati 70% të konsumit të energjisë së konsumuar nga këto familje për ngrohje”, thuhej në njoftimin e ME-së.

Tutje, kjo ministri pati vendosur edhe disa kritere teknike për pajisjet, për ata që synojnë përfitimin e kësaj ndihme.

Për të përfituar nga subvencionimi i efiçiencës së energjisë nga Ministria e Ekonomisë, qytetarët duhet të sigurohen që pajisjet të cilat ata blejnë i plotësojnë kriteret teknike”, thuhej në njoftimin e datës 13 tetor të kësaj ministrie.

Ministria e udhëhequr nga Rizvanolli tregon se ka mbështetje edhe për qytetarët që jetojnë me skema sociale.

Për qytetarët që jetojnë në banesa dhe që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II) do të subvencionohet 60% e vlerës investive, dhe jo më shumë se 550.00 € Për të tjerët: 40% e vlerës investive, dhe jo më shumë se 400.00 €. Për nënat vetushqyese: 60% e vlerës investive, dhe jo më shumë se € 550.00”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Ministrisë.

Kujtojmë se Qeveria ka paralajmëruar se do të ketë dimër të vështirë sa i përket situatës me energjie elektrike, teksa ka kërkuar që të kursehet rryma.

Lajme të ngjashme