Vazhdon varfërimi i qytetarëve, çmimi i peletit shtrejntohet tmerrësisht shumë - NACIONALE

Vazhdon varfërimi i qytetarëve, çmimi i peletit shtrejntohet tmerrësisht shumë

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Rritja e çmimeve në Kosovë vazhdon të jetë një nga shqetësimet e përditshme të qytetarëve. Madje, zyrtarisht infalcioni në muajin shtator të këtij viti ishte 12,7% më i madh se i njëjti muaj i 2021-ës. Krahas rritjes së madhe të çmimit të druve, është rritur në mënyrë enorme edhe çmimi i peletit.

Të dy këto mjete ngrohëse janë rritur rreth 60%, duke e rënduar më tutje mirëqenien e qytetarëve, teksa pritet një dimër i vështir në sektorin e energjisë.

Gazeta Nacionale gjatë ditë së diel ka kontaktuar disa kompani, të cilat tregtojnë me pelet, duke kërkuar informacion në lidhje me çmimin aktual në treg të peletit.

Sipas informatave, çmimi i një toni pelet në këtë vit në krahasim me vitin e kaluar është rritur për më shumë se dyfish.

Një nga shitësit e peletit i tha Nacionales se aktualisht çmimi i një toni pelet kushton 580 euro.

Sipas tij, në krahasim me vitin e kaluar, çmimi është rritur për 300 euro, ose më shumë se dysfish pasiqë një vit më parë një ton pelet është shitur për 280 euro.

Çmimi i një toni pelet është rritur më shumë se dyfsish në krahasim me vitin e kaluar, e ndërkohë që edhe kërkesa e qytetarëve për blerje është rritur jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ky tregtar peleti, që kërkoi të mos citohej me emër.

Në anën tjetër, Nacionale ka kontaktuar sot edhe një kompani në Kosovë që prodhon pellet, të cilat poashtu konfirmuan rritjen e madhe të çmimit të këtij produkti.

Sipas tyre, kjo rritje e madhe e çmimit të peletit është bërë për faktin se është shtrenjtuar lënda e parë.

Aktualisht një ton pelet kushton 550 euro, ndërkohë që në përiudhën e njejtë të vitit paraprak çmimi i një toni pelet ka qenë 220 euro”, ka thënë ai.

Çmimi i metrit të druve

Të shtunën që shkoi, Nacionale ka raportuar edhe për çmimet e shtrejntuara të druve në vend.

Bazuar në të dhënat që janë marrë nga druvarët, çmimi i një metri dru të llojit bung aktualisht kushton 65 deri në 70 euro, ndërkohë ai llojit ah kushton 45 deri në 60 euro.

Sipas tyre, në krahasim me vitin e kaluar, kërkesa për blerje është e njëjtë, mirëpo çmimet janë rritur. Sipas prononcimit të tyre, në krahasim me vitin e kaluar, çmimet e druve janë rritur për 20-30 euro për metër.

Një metër dru i llojit bung vitin e kaluar është shitur për 35 euro, ndërkohë ahu është shitur për 30 euro.

Tregtarët e drunjve theksuan se interesimi për sigurim të druve këtë vit ka qenë më i hershëm për shkak të frikës nga paralajmërimi për ndërprerje të energjisë elektrike.

Kërkesa për blerje është e njëjtë, pra nuk ka as rënie, as ngritje të blerjes, pra qëndron e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Ajo se çfarë vërehet këtë vit, është interesimi i mëhershëm i qytetarëve për sigurimin e lëndëve djegëse për shkak të paralajmërimeve që janë bërë për ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike”, ka thënë njëri nga druvarët.

Në anën tjetër, edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shtator 2022”, tregon se rritje e çmimit të druve në krahasim me vititn e kaluar është bërë për 60 për qind.

Ndërkohë, në të njëjtin raport thuhet se aktualisht çmimi i një metri dru të llojit të ahut kushton 50 euro, ndërsa i llojit bung kushton 67.33 euro.

Subvencionimi?

Që nga 6 tetori, Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për aplikim të subvencionimit të pajisjeve, ndërkohë që para 3 ditësh e njëjta thirrje është mbyllur përkohësisht.

Ministria e Ekonomisë tha se numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, për subvencionimin e Kaldajës me Biomasë (vlen vetëm për stufat individuale me pelet dhe briket), kërkohet çertifikatë që deshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 80%.

Nga informacionet e dhëna nga ME, numri total i aplikuesve është 5 mijë e 992, ndërkaq shifra e arritur nga aplikimet është mbi 6 milionë euro.

Pompë termike 1313 aplikues, invertar 2656 aplikues, kallda me biomasë 816 aplikues dhe stufa me biomasë 1207 aplikues. Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës sociale është 275. Bëhet e ditur se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218. Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lajme të ngjashme