Inflacioni 12,7% në shtator, fluturon çmimi i drurit e peletit - rritet për 60% - NACIONALE

Inflacioni 12,7% në shtator, fluturon çmimi i drurit e peletit - rritet për 60%

3 muaj më parë

nga Blendrita Avdiu

Inflacioni vazhdon të jetë çështje problematike në Kosovë. Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), theksohet se në shtator rritja e normës së inflacionit isht 12,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe çmimet e produkteve të ndryshme kanë shënuar rritje përgjatë muajit të nëntë të vitit 2022.

Sipas raportit të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit rritje të konsiderueshme pati në lëndet ndjekëse të ngurta si druri, e peleti.

Raporti identifikon rritje të çmimit të drurit të zjarrit e peletit prej 60,2 për qind, ndërsa tek vajrat dhe yndyrat çmimi është rritur për 49,7 për qind.

Por, në muajin shtator është shënuar edhe rritja prej 33,5 për qin tek buka dhe dritherat, përdërisa çmimet e djathit, qumështit, e vezëve u rritën prej 25,8 për qind.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (9.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.5%); perime (2.0%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%); bukë dhe drithëra (0.7%); mish (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.”, shkruhet në raport.

Edhe kripa, gjithnjë sipas ASK-së, është shtrenjtuar (16.7%), ndërsa mishi 22,3%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata e ëmbëlsira u shtrjentua për 21,1 për qind.

Edhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal u rritën për 24.7 për qind, me gazin që është shtrenjtuar për 23.3 për qind.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-6.8%); perime (-1.9%); energji elektrike (-1.4%), me një ndikim prej (-0.3 për qind) në IHÇK.”, shkruan ASK në raportin e tyre.

Kriza

Siç ka shkruar vazhdimisht gazeta Nacionale, Kosova po përballet me kriza të shumëfishta, përfshirë atë energjetike, ekonomike, e rritje të çmimve.

Madje inflacioni, që shkoi në 14,2% në korrik e 14,1% në gusht sipas ASK-së, ka vazhduar të ndikojë në çmimet mesatare të produkteve.

Por, sipas Bankës Botërore, kriza ekonomike është edhe më shqetësuese dhe numrat e inflacionit edhe me të larta.

Në raportin e fundit të këtij mekanizmi ndërkombëtar, BB vlerësonte se inflacioni ëshhtë më i lartë se ajo që zyrtarisht pasqyronte ASK.

Në vlerësimin e Bankës Botërore, inflacioni është saktësisht 19,2% për muajin qershor. Pra, 5% më i lartë se në statistikat zyrtare të ASK-së.

Megjithatë, është një sektor që paradoksalisht është zhvilluar përkundër krizës. Siç ka shkruar dje Nacionale, bankat dhe institucionet mikrofinanciare kanë fituar miliona euro gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022.

Bankat dhe institucionet mikrofinanciare kanë përfituar shuma të majme të holla, si fitim neto gjatë 8 muajve të para të 2022.

Sipas një raporti të Bankës Qendërore të Kosovës, përftimet financiare neto të bankave komerciale mes janarit e gushtit të këtij viti i janë afruar 100 milionë eurove, ndërsa ato të institucioneve mikrofinanciare kanë prekur shumën 12 milionëshe.

Ekonomistët njëzëri kanë theksuar se fitimet vijnë si pasojë e normave të larta të interesit, të cilat, në fakt, janë rritur gjatë kohës së fundit.

Lajme të ngjashme