Fevziu e qet dosjen sekrete të Sigurimit të Enver Hoxhës për Rugovën: Quhej "Zdrukthi", u dallua që në fillore për zgjuarsi - NACIONALE

Fevziu e qet dosjen sekrete të Sigurimit të Enver Hoxhës për Rugovën: Quhej "Zdrukthi", u dallua që në fillore për zgjuarsi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu, përsëri ka hulumtuar arkivën shtetërore shqipare, e ku ka gjetur një raport “survijimi” të ish-Sigurimit të Shqipërisë ndaj Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës.

Në videon e publikuar, z.Fevziu, autori i emisionit shumë të shikuar “Opinion”, lexon disa fjali të raportit të Sigurimit, në të cilën duket të jetë shkruar gabimisht vendi i lindjes së ish-presidentit Rugova.

Gërcë” në vend të Cërrca, që është fshati i lindjes së ish-udhëheqësit padiskutueshëm më popullor gjatë viteve 90-ta të Kosovës. Përveç kësaj, Sigurimi i shtetit komunist ia gaboi edhe vitin e lindjes. Sipas biografisë, Rugova lindi në vitin 1944 e jo në vitin 1945 siç shkruante Sigurimi.

Informat: Ibrahim Rugova, student, lindi në fshatin Gërcë të Istogut në vitin 1945. I ati një jetë të vuajtur, babai dhe gjyshi iu vranë nga serbët. Ibrahimi mbeti në kujdesin të nanës dhe të axhës. Qysh si fillorist u dallua për zgjuarsinë e tij.”, lexon z.Fevziu, teksa shton se duket që raporti është shkruar nga Kosova.

Gjatë shfletimit të dosjes, Fevziu lexon edhe një relacion, të shkruar në vitin 1977, për Ibrahim Rugovën dhe akademikun Rexhep Ismajli, që gjithashtu ishte një ndër njerëzit e afërt të Rugovës.

Dosja e Rugovës, që fillonë në fillim vitet e 70-ta, vazhdon edhe pas viteve 80-ta, gjithnjë sipas videos së z.Fevziut.

Madje, Rugovës sigurimi shtetëror ia kishte lënë edhe një nofkë, e që ishte “zdrukthi”, gjatë një vizite të ish-presidentit në Shqipëri.

Sipas fjalorit online të gjuhës shqipe, kuptimi i termit "zdrukth" është si më poshtë:

"Zdrukth,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) vegël dore me një thikë për të rrafshuar e për të fërkuar dërrasa ose pjesë prej druri, për të hapur ulluqe në to: zdrukth i trashë; zdrukth i lakuar; zdrukth qorr; pllakë zdrukthi dërrasë e bërë me tallash."

Në dosjen e shfletuar nga gazetari Fevziu gjendet edhe kërkesa e Rugovës për vizë hyrje në Republikën Popullore të Shqipërisë, që atëbotë udhëhiqej me grusht të hekurtë, nga ish-diktatori Enver Hoxha.

Meqë shumë vete më kanë pyetur. Kjo është dosja që Sigurimi i Shtetit ka mbajtur për Ibrahim Rugovën që në vitin 1970. Gjendet e deklasifikuar në Autoritetin e Dosjeve.”, shkruan z.Fevziu në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, kohë më parë, z.Fevziu kishte publikuar një tjetër video, në të cilën paralajmëronte se në “Opinion” do të shfaqej dosja e sigurimit të shtetit e mbajtur për ish-presidentin Rugova.

"E rrallë. Se shpejti në Opinion. Në Arkivat e Sigurimit të shtetit gjendet dosja se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit Komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në dy vizitat në Shqipëri", shkroi Fevziu.

Lajme të ngjashme