Azemi për vlerën e koeficientit: Dyshoj se nuk do të jetë 120 euro
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë se ekziston dyshimi se koeficienti nuk do të jetë 120 euro.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se mirë është bërë që është aprovuar, ndonëse tha se të kesh Ligj të pagave, ndërkohë që nuk ka një pagë minmale në sektorin privat sipas tij është një dënim.
“Mungesa e definimit se sa do të kushtojë një koeficient i cili ekziston dyshimi se nuk do të jetë 120 euro. Nëse bisedojmë mirë është bërë që është aprovuar, megjithatë të kesh një Ligj të pagave në sektorin publik dhe mos të kesh një pagë minimale në sektorin privat kjo është ajo për të cilën dënimin veç do ta merr shteti si shtet fatkeqësisht, por në rend të parë do ta marrin pronarët e kompanive dhe pas pronarëve të kompanive do ta marrin Qeveria”, ka thënë Azemi.
