Analiza: Vrasja me sëpatë e arsimtares i shokon gratë, burrat “struken” e nuk komentojnë - NACIONALE

Analiza: Vrasja me sëpatë e arsimtares i shokon gratë, burrat “struken” e nuk komentojnë

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Gratë dhe vajzat në Kosovë jetën e përditshme e kanë një ankth. Sepse, përballen me femicid. Definicioni më i shpeshtë i femicidit është vrasja dhe dhuna ndaj grave për shkak të seksit të tyre. Gratë në Kosovë përballen me aborte selektive, dhunë fizike, dhunë seksuale, forma të tjera të diskriminimit dhe shpesh vriten. Të gjitha këto forma të dhunës janë të bazuara në kulturën patriarkale që synim ka të kontrollojë jetën e grave.

Sot në Prishtinë u vra një grua, një mësuese, me sëpatë,për të cilën vrasje dyshohet burri i saj. Një krim makabër, por që mori shumë pak vëmendje, gjë që tregon qartazi se vrasja e grave trajtohet si diçka normale. Është e pranueshme në disa raste. Reagimet për vrasjen e shëmtuarndaj mësueses ishin në numër të vogël.

Ajo çfarë bie në sy është reagimet e shumta nga gratë dhe aktivistet gra, por numri shumë i vogël i dënimit të kësaj vrasje nga ana e burrave. Reagimet e tyre mund t’i numrosh në gishta të dorës.

Në pjesën e pestë të serisë së komentimeve do t’i trajtojmë postimet me të cilat e denojnë gratë dhe burrat e kësaj shoqërie vrasjen e arsimtares së gjeografisë, Sadije Godeni.

Statusi nr.1: Vlora Çitaku

Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a” – shkroi ndër tjera zonja Çitaku në Facebook.

Komenti jem:

Reagim më vend i zonjës Çitaku, sepse interesimi për ta kërkur motivin e vrajsës bëhët me qellim për ta arsyetuar dhe mirëkuptuar krimin. Qëllimi është të nënkuptohet se ka disa raste ku vrasja e grave arsyetohet. Gjithashtu, duhet të përmendet se Vlora Çitaku para se të jetë një politikane është një aktiviste për të drejtat e grave. Asnjëhere nuk i ka vënë interesat e saj politike para drejtave të njeriut. Asnjëherë nuk kalkulon për vota kur bëhet fjalë për të drejta të grave, njeriut etj.

Statusi nr.2: Eurisa Rukovci

Pikërisht sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, nisëm ditën me një lajm makabër të vrasjes së një gruaje” – shkruan zonja Eurisa që në hyrje të postimit.

Komenti jem:

Ndërsa, zonja Rukovci përmes postimit të saj denonon mos intervenimin e institucionëve shtetërore për t’i parandaluar aktet e dhunës në baza gjinore. Në këtë kontekst, ajo ka plotësisht të drejtë, edhe intervenimi edhe dënimet e dhunës janë shumë të ulta ndaj dhunës ndaj grave. Përkundër që Kosova ka miratuar Konventën e Stambollit, e cila përcakton standardet bazë dhe detyrimet e shteteve në parandalim dhe luftim të dhunës ndaj grave dhe në familje, Kosova ende nuk ka arritur ndonjë sukses.

Dy postimet tjera janë të rëzërvuara për burrat, të cilët janë shokuar dhe e kanë denuar vrasjen e arsimtares, si dhe kanë alarmuar për pozitën e vështirë të grave në shoqëri.

Statusi nr.3: Askush.

"..." - komentoi z. Askushi.

Komenti jem:

Fatkeqësisht numri i burrave që ka reaguar kundër vrasjes me sepatë të sotit në Prishtinë është shumë i vogël. Meqë aspak nuk ju ka bërë përshtypje kjo vrasjë statusi i trete do ta lëmë të zbrazët. Në mënyrë që të mos i barazojmë me reagimet e grave. Ky nuk është një përgjithësim për t’i demonizuar burrat, sepse përgjithësimi është problematik kur e shtremberon të vërteten dhe jo kur e artikulon atë.

Gjithashtu, nuk mund të kritikohem për përgjithësim kur po e denojë një kulturë, po të mos ishte pjesë shumica e shoqërisë nuk do të bëhëj fjalë për një kulturë.

Statusi nr.4: Askush.

"..." - shkroi Askushi.

Komenti jem:

Lexo komentin nr.3. Reagimet e burrave me pushtet, ndonëse të dëshiruara, nuk gjenden askund. Kërkoni pak më vonë, përsëri, me shpresë se do të ketë ndonjë reagim.

Lajme të ngjashme