Zhvillimet në veri, qeveria zvicerane: Palët të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë situatën - NACIONALE

Zhvillimet në veri, qeveria zvicerane: Palët të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë situatën

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Qeveria e Zvicrës, vendi ku janë mbajtur edhe negociata sekrete mes Kosovës e Serbisë, ka reaguar rreth zhvillimeve në veri.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social "Twitter", nga kjo qeveri kanë ftuar palët që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë edhe më tutje situatën.

Veç kësaj, aty thuhet që KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet tutje në këtë reagim.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme