Veriu e mesazhet e Macronit nga Serbia: Këto janë ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Veriu e mesazhet e Macronit nga Serbia: Këto janë ngjarjet kryesore të javës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbyllja e komuave ilegale serbe në veri të Kosovë, ishte ndër temat kryesore të javës që po e lëmë pas. Ndërkohë, rritja e pagës minimale, e vizita e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Serbi dhe mesazhet e tij, janë dy nga temat tjera që nxitën diskutime në Kosovë gjatë javës. Këto janë ngjarjet.

Veriu

Të premtën, Policia e Kosovës ka mbyllur pesë objekte të komunave ilegale serbe në komunat në veri të Kosovës.

Mirëpo, mbyllja e këtyre komunave ilegale nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët.

ShBA-ja, BE-ja, Franca, Gjermani dhe Britania e Madhe i kanë dënuar këto veprime, duke e kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme.

Ambasadat e këtyre shteteve kanë vlerësuar se veprimet e djeshme janë provokuese dhe se ato rrezikojnë përshkallëzimin e situatës në veri.

Më i ashpri ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”, është thënë në deklaratë.

Më tej, ShBA-ja e ka fajësuar Qeverinë për keqpërdorim të Policisë së Kosovës.

Për këto veprime është biseduar edhe në takimin që ka pasur presidentja Vjosa Osmani me ndihmës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.

Raportet e ndërkombëtarëve me Qeverinë Kurti nuk janë edhe aq stabile, pasi javëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë përgatitjet për hapjen e Urës së Ibrit.

Gjithçka rreth kësaj teme mund të lexoni duke klikuar KËTU.

Macroni në Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vizituar Serbinë javën e kaluar,.

Macron nga Serbia ka përmendur edhe punën e themelimit të Asociacionit në Kosovë.

Me partnerët tanë evropian kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për veprimet e njëanshme të Kosovës që sinjal të mirë nuk dërgojnë. Të jeni të sigurt se Franca do të vazhdojë të mbikëqyr kushtet në të cilat jeton komuniteti serb bnë Kosovë; dhe, në këtë kuptim, ne në veçanto jemi të përkushtuar për formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”. – ka thënë ai.

Përveç kësaj, Macron me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshje për blerjen nga Franca të 12 aeroplanëve të famshëm luftarakë francezë “Rafale”.

Në Kosovë, këto deklarimet të Macronit u panë si një dështim i diplomacisë kosovare.

Paga minimale

Javën që po e lëmë pas, Qeveria e Kosovës rriti pagën minimale në 350 euro.

Nga kjo pagës sipas Qeverisë së Kosovës prekën rreth 150 mijë punëtorë.

Mirëpo, rritja e pagës minimale nga njohësit e fushës por edhe nga partite nuk u pritë edhe aq mirë.

Ata besojnë së nuk do të ketë ndonjë efekt, teksa thonë se u bë vetëm për fushatë elekorale pasi dihet se data e zgjedhjeve është caktuar.

Ndërkohë, debat pati edhe për rritjen e pagës për 6 euro e 80 centë. Më interesant u bë kur ministri i Financave, Hekuran Murati, vendosi që t’i mbledhë të gjithë 6 euro e 80 centët e punëtorëve, për të dhënë shifra milionëshe.

Lexoni KËTU për këtë temë.

Lajme të ngjashme