Ua grumbulloi të gjithëve 6,8 eurot e rritjes, komentuesit e tallin keq Muratin: “Marre”, “pse s`i llogaritshe për 20 vjet?” - NACIONALE

Ua grumbulloi të gjithëve 6,8 eurot e rritjes, komentuesit e tallin keq Muratin: “Marre”, “pse s`i llogaritshe për 20 vjet?”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se sot pagat e muajit gusht do të ekzekutohen sipas shkallëve të reja tatimore, që i bije se të punësuarit do të marrin nga 6,8 euro më shumë.

Madje, në statusin e tij, Murati është përkujdes të tregon se sa është shuma e përgjithshme.

Ai e llogariti shumën vjetore që do të shtohet në pagë me nga 6,8 euro në muaj – 81,6 euro në muaj.

Murati nuk u ndal me kaq. I grumbulloi të gjitha rritjet e punëtorëve dhe tha se bëhet fjalë për rreth 2,3 milionë euro në muaj ose rreth 27 milionë euro në vit.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në statusin e tij. Shumë prej tyre e kanë kritikuar Muratin për një veprim të tillë.

Kurse, disa prej tyre edhe janë tallur me të.

“Po me kqyr kshtu edhe une qe njo 10 vjet i kom marr nashta 100 mij euro rroga po sa i kom sot”, ka shkruar në komentin e tij Fisnik Çerkini.

Kurse, Arsim Asllani ka vlerësuar se kjo është tallje me qytetarët.

“Hekuran Murati mos u tallni me popullin si qeverite e meparshme.Eshte tallje shume e ulet te vlersosh sukses apo ndihme 6,8€ ku as buken ne furre per tri dite nuk e mbulojne per nji familje tre anetarshe!Juve po llogarisni me xhepin tuaj mbi 2000€ ne muaj,mos u tallni me popull ne kete krize socioekonomike.Kjo tallje ndikon edhe me shume ne emigrimin e rinise qe i mbante shpresa me ardhjen ne qeveri te Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme