Vazhdojnë budallakitë e estradës, Labi pretendon se një “punë e madhe politike” fshihet pas rastit në Pejë - NACIONALE

Vazhdojnë budallakitë e estradës, Labi pretendon se një “punë e madhe politike” fshihet pas rastit në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Histeria kolektive e reagimeve ndaj dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në një qendër kujdesi në Pejë, po vazhdon të marrë përmasa shqetësuese. Kampit të atyre që kërkojnë masa dënimi maksimal deri në thirrje për vrasje, i janë bashkuar edhe figura të njohura sikurse reperi Don Xhoni.

Por një koleg i reperit, këngëtari i muzikës turbo-folk Labinot Tahiri, është treguar më i kujdesshëm por nuk ka ngurruar që të vë në pah budallakinë e tij.

Fillimisht këngëtari që ka qenë një mandat edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, bënë një deklarim racist, duke iu referuar vendosjes së fotografisë së një prej inferemierës të përfshirë në skandal, nëpër hapësirat publike në qytet.

EJJJJ, NE NUK JEMI IRANI APO AFGANISTANI” dhe “ALLLLOOOOOOOO, NE NUK JEM NE IRANI!!!”, janë dy fjali problematike duke aluduar se këto gjëra ndodhin vetëm në vendet që janë republika islamike sikurse këto vende.

Por sipas Labit, krejt kjo kampanjë kundër inferemierës në fjalë ka në fakt një tjetër “qëllim”. Sipas tij, krejt kjo zhurmë po bëhet për të larguar vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, nga marrëveshja e përfolur me Serbinë.

“Po të ishte kjo vajzë: nana ime, motra apo vajza ime, pa dyshim se do t'a mirrte denimin e merituar nga Ligjet e Kosovës, mirpo kjo qasje sa për klikime dhe largimin e vëmendjes nga marrëveshjet që do të bëhen tani KOSOVË -SERBI është tepër e ulët”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Nëse ende nuk e keni kuptuar budallakinë e kësaj fjalie, atëherë me fjalë të tjera, Labi po pretendon se Kosova dhe Serbia janë shumë afër të nënshkrimit të një marrëveshje dhe se disktuimi për rastin e ndodhur në Pejë, po bëhet që të tërhiqet vëmendja nga kjo temë.

Labi aludon se kjo marrëveshje finale - që realisht nuk është askund në horizont mes Serbisë dhe Kosovës, pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta - është diçka që politikanët ose dikush tjetër nuk dëshiron që të komentohet nga kosovarët.

Nëse jo kjo, atëherë ka mundësi që Labi vetëm të ketë shkruar diçka sa për të shkruar diçka, gjë që nuk është për tu befasuar.

Lajme të ngjashme