Labinot Tahiri me deklaratë të papërgjegjshme: Armatoseni popullin, Serbia ka armatosur serbët
Labinot Tahiri, këngëtar dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar një status në lidhje me ngjarjet politike në veri të Kosovës. Ish-deputeti nuk është përmbajtur nga gjuha, duke bërë një thirrje të papërgjegjshme për armatosjen e qytetarëve të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që t'i armatosin qytetarët, pasi të njëjtën gjë, sipas tij, e ka bërë edhe Serbia me serbët në veri.
“Pra, kam një kêrkesë për ju dhe presidenten e vendi?!
Armatoseni popullatën tonë sepse serbet e Veriut i ke të armatosur ,këtë e dini edhe ju.
Shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinê siq e njohim ne! Pra të armatoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të armatosur nuk do ishte keq”- shkroi ndër të tjera ish-deputeti këngëtar.
Madje z. Tahiri e ka uruar z. Kurtin për ditë të mirë.
“Diten e mirë kryeministër me një shprehje nga nana ime:
Nana jem më thot çdo ditë kur të dale nga shtepia: Djali jem, tu letofshin punêt se nuk e ke leht çdo ditë rrugëve!
Dhe unë po ju them juve,
Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatë”- vazhdoi tutje ai.