Takimi i krerëve të shtetit me Blinken, analistët presin zgjidhjen e çështjes së Manastirit të Deçanit - NACIONALE

Takimi i krerëve të shtetit me Blinken, analistët presin zgjidhjen e çështjes së Manastirit të Deçanit

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetiti, Antony Blinken, pritet që të sjellë rezultate gjatë javëve dhe muajve në vazhdim. Analistët kosovarë të politikës kanë vlerësuar se ndikimet e këtij takimi pritet të jenë në zgjidhjen e çështjes së Manastirit të Deçanit dhe dinamizmin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tyre, në këtë takim nuk është biseduar veç ajo që është publikuar në mënyrë zyrtare, por edhe për çështje të tjera, e krismat sipas tyre pritet të dëgjohen javëve në vazhdim.

Dialogu me Serbinë, Manastri i Deçanit dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, janë disa nga kërkesat e SHBA-ve që ua bën Osmanit dhe Kurtit.

Dialogu me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se fokusi i debati publik duhet të bëhet mbi rrugën që do të ndjek kryeministrit Kurti për dialogun me Serbinë dhe jo për mungesën e takimeve me administratën amerikane.

Tani, temë e debatit në shoqërinë tonë, në media e politikë do të duhej të ishte cila do të jetë rruga që kryeministri dhe qeveria do të marrin karshi dialogut me Serbinë. A po futen në rrugën e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara apo kryeministri po do të blej ende kohë (nëse ka sa i përket dialogut)? Nëse qasja është zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë asociacionin a nënkupton kjo njohje nga Serbia dhe mbi të gjitha një Kosovë funksionale? Apo mos futja në këtë rrugë na çon në bisedime të pafundme herë teknike e herë politike, në të cilat Kosova përmes “qasjes konstruktive” do të ngecet në realizimin e marrëveshjeve të shumta të copëzuara?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Se është biseduar për dialogun me Serbinë, e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

E profesori, Blerim Latifi ka thënë dy gjëra mund t’i kuptojmë nga takimi Blinken me Osmani dhe Kurtin.

“1. Partneriteti SHBA - Kosovë është i qëndrueshëm. 2. SHBA mbështet dialogun Kosovë - Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, janë dy gjërat sipas Latifit.

Kërkesat e Blinken për Osmanin e Kurtin

Analisti i politikës, Ilir Mirena ka thënë se takimi i presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin e Shteti, Antony Blinken do të rezultojë me zgjidhjen e çështjes së Manastrit të Deçanit.

Ai ka thënë se në takimet e ardhshme të tyre, do të jenë për çështjet të tjera, si Zajednica.

Për sefte takimi i Antony Blinken me Osmanin e Kurtin e zgjidh çështjen e Manastirit te Deçanit. Çka duhet me ba aty, s’kam nevojë me ua sqaru. Pastaj vijnë senet tjetra, Zajednice e kili mili…S’ka lidhje, veç Albini e Vjosa le t’bahen t’ngushem, e mos t’na humbin kohe…Me k’to çështjet e brendshme pastaj kemi mjaftueshëm kohe te merremi…” - ka shkruar ai.

Edhe analisti tjetër, Afrim Haliti mendon thuajse njëjtë si Mirena.

Haliti pretendon se pas kamerave, Amerika kishte kërkesë për zgjidhjen e çështjes së Manastrit të Deçanit, Asociacionin e komunave serbe si dhe kompromis në marrëveshje me Serbinë.

Pra, para kamerave shkojnë për të dhjetën herë faleminderimet për mikpritjen e refugjatëve Afgan dhe përkrahjen e Ukrainës kundër agresionit Rus. Pas kamerave, me buzëqeshje apo pa buzëqeshje, kërkesat e SHBA-ve janë të qarta, kundërshtimi i të cilave edhe i ka pru Albinin e Vjosen në pushtet: manastiri i Deçanit, Zajednica, dhe ajo që vazhdimisht është artikulu në mënyrë eksplicite - kompromisi.” - ka shkruar Haliti në “Facebook”.

Ndërsa, aktivisiti Rron Gjinovci nuk është gëzuar për vizitën e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA].

Gjinovci e ka vlerësuar si mjerim gëzimin e qytetarëve për vizitën e tyre. Bile, ai është çuditur pse është gëzuar edhe opozita.

Çfarë mjerimi, ni popull i tanë u gëzu për ni vizitë. Madje edhe opozita”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Për dallim nga Gjinovci, vartësit dhe përkrahës të Vetëvendosje, janë gëzuar tej mase për këtë takim.

Profilet e tyre në Facebook e rrjete të tjera sociale janë mbushur me foto nga takimi.

Ndërkohë Departamenti i Shtetit edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë përmendur vënë në spikamë dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.

Në një shkrim në rrjetin social Tëitter, Blinken ka bërë të ditur edhe njëherë se Amerika e përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë.

“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.

Ndryshe Osmani e Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli udhëtuan në SHBA për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Lajme të ngjashme