Qoku i Kurtit del me 12 pika, e sulmon rëndë BDI-në pas humbjes së VLEN-it
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka renditur 12 pika, duke komentuar zgjedhjet presidenciale, të cilat në kampin shqiptar i fitoi BDI-ja.
Qoku ka shkruar se Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, ishte shqetësuar për mundësinë e humbjes së zgjedhjeve nga BDI-ja.
“8. Ne e dimë se Vuçiqi u shqetësua se mos po i humb zgjedhjet BDI-ja. Kur BDI-ja u gëzua për fitoren e VMRO-së, në 24 prill, edhe Vuçiqi u gëzua.
9. Ne e dimë se pronarët dhe menaxherët e kazinove e llotarive kanë financuar masivisht blerjen e votave për BDI-në.
10. Ne e dimë se BDI-ja dhe aleatët e saj kanë shkuar ditën e djeshme dhe ditën e sotme te VMRO, për të kërkuar qeverisje pa kushte. Ja pra, pse u gëzua kaq shumë BDI-ja.” – ka shkruar Qoku.