Sekretari i ministrisë së Çekut denoncohet në polici për sulm fizik ndaj zyrtarit të MKRS-së - NACIONALE

Sekretari i ministrisë së Çekut denoncohet në polici për sulm fizik ndaj zyrtarit të MKRS-së

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Pas presioneve të vazhdushme ndaj punëtorëve, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Xheladin Krasniqi, ka vazhduar me sulme fizike ndaj punëtorëve. Xheladin Krasniqi sipas burimeve të Nacionales ka sulmuar një zyrtarë të lartë në MKRS.

Siç merr vesh Nacionale, Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e MKRS-së të martën në përfundim të orarit të punës.

Zyrtari i sulmuar, mësohet se ka denocuar rastin në Policinë e Kosovës dhe aktualisht ndodhet aty.

Nacionale është në pritje të përgjigjes nga ana e Policisë dhe do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.

Ndërkohë, Nacionale në vazhdimësi kishte raportuar për Xheladin Krasniqi, që nga emërimi tij i paligjshëm nga ministrit Hajrulla Çeku në pozitën e sekretarit, e deri presionet e jashtëzakonshme ndaj punëtorëve.

Muaj më parë, pas raportimit të Nacionales, Krasniqi kishte kërkuar masa disiplinore ndaj zyrtarit që kishte sinjalizuar shkeljet ligjore të tij.

Ai i kishte kërkuar punëtorëve që të mos marrin pushime dhe kishte përndjekur zyrtarin i cili kishte sinjalizuar se kërkesa e Krasniqit ishte joligjore.

Lexojeni KËTU këtë raportim.

Dokument: Sekretari i ministrisë së Çekut me urdhra të paligjshëm dhe presion ndaj stafit civil

Gjithashtu, ditë më parë pas presionit nga raportimet e Nacionales, Krasniqit iu ndalë edhe një tjetër shkelje ligjore.

Ai tentoi të rehatohej në pozitën e Drejtorit të Zyrës për të Drejtën e Autorit.

Por, ndërkohë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka anuluar konkursin për pozitën e Drejtorit të Zyrës për të Drejtën e Autorit (ZDA) ku kandidat i sukseshëm për këtë pozitë ishte përzgjedhur ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi.

Vendimi për anulimin e konkursit erdhi pasi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjeti se Xheladin Krasniqi është në konflikt interesi për këtë pozitë pasi në të kundërtën Ministria nuk do ta anulonte anipse kishte shkelje ligjore.

Më tej, Nacionale kishte raportuar që nga fillimi se ministri Çeku e kishte emëruar jashtëligjshëm Krasniqin në pozitën e sekretarit.

Çeku nuk kishte përfilluar as vendimin e Qeverisë Kurti për emërimin sekretarit të ri në këtë pozitë.

Ai sekretarin e zgjedhur e kishte transferuar në një institucion tjetër, vetëm për ta mbajtur në këtë pozitë të preferuarin e tij, Xheladin Krasniqi.

Nacionale do t’ju mbajë të informuar për këtë sulm të Krasniqit ndaj vartësve të tij.

Lajme të ngjashme