Nëse vendimet e Supremes nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, rezultatet mund të certifikohen nesër ose pasnesër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme rreth ankesave për rezultate e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Afatin për shqyrtimin e 5 ankesave të dorëzuara në këtë gjykatë skadon nesër.
Gazeta Nacionale ka mësuar se nëse vendimet e Supremes nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, certifikimi i rezultateve nga KQZ mund të ndodhë një ditë pas vendimit të gjykatës.
“KQZ-ja është e gatshme për certifikimin e rezultateve. Nëse Supremja rrezon ankesat e ngritura, KQZ mund të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve qysh nesër”, ka thënë burimi i gaztës.
I njëjti burim i ka thënë gazetës se certifikimin e rezultateve mund të bëhet këtë javë.
Edhe zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme.
Në një prononcim për RTKLive, ai ka thënë se KQZ-ja është e gatshme të procedoj me certifikimin e rezultateve, nëse KQZ nuk merr ndonjë obligim nga Supremja.
“Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, ka thënë Elezi.
Në Gjykatën Supreme janë dorëzuar 5 ankesa që kanë kontestuar rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve të 7 qershorit, i cili është shpallur më 27 qershor nga KQZ-ja.
Paraprakisht këto ankesa janë rrezuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Megjithatë, disa kandidatë për deputet dhe disa subjekte politike kanë kontestuar vendimin e PZAP-së në Gjykatën Supreme.

KQZ ka publikuar, më 27.06.2026, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.