MKRS e zgjodhi kundërligjshëm Xheladin Krasniqin drejtor, APK e detyron ministrinë ta anulojë konkursin - NACIONALE

MKRS e zgjodhi kundërligjshëm Xheladin Krasniqin drejtor, APK e detyron ministrinë ta anulojë konkursin

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka anuluar konkursin për pozitën e Drejtorit të Zyrës për të Drejtën e Autorit (ZDA) ku kandidat i sukseshëm për këtë pozitë ishte përzgjedhur ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi. Nacionale me seri shkrimesh kishte raportuar që nga fillimi se Krasniqi ishte emëruar jashtëligjshëm në pozitën e Sekretarit si tentimit e tij që të rehatohet në pozitën e drejtorit, duke përdorur pozitën e sekretarit.

Nacionale ka siguruar vendimin për anlumin e konkursit për pozitën e Drejtorit të Zyrës për të Drejtën e Autorit (ZDA).

Vendimi për anulimin e konkursit erdhi pasi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjeti se Xheladin Krasniqi është në konflikt interesi për këtë pozitë pasi në të kundërtën Ministria nuk do ta anulonte anipse kishte shkelje ligjore.

Tentimi i Xheladin Krasniqit

Nacionale javë më parë raportoi se si ushtruesi i detyrë së Sekretarit të MRKS-së, Xheladin Krasniqi po tentonte të reahtohej në pozitën e drejtori në të Zyrën për të Drejtën e Autorit (ZDA).

Xheladin Krasniqi ishte zgjedhur Drejtor më datën më 8 korrik 2024, gjatë kohës kur edhe e ushtron pozitën e Zv. Sekretarit të Përgjithshëm.

E gjithë kjo ka ndodhur me një shpejtësi të pazakonshme, në një afat rekord e të paparë deri më tani, sepse konkursi është shpallur më datën 30 maj, ndërsa njoftimi për kandidatin e suksesshëm është shpallë më datë 08.07.2024.

Konkursi për këtë pozitë është mbyllur më datë 30 qershor 2024 dhe për këto 8 ditë është emëruar komisioni vlerësues, është bërë verifikimi paraprak (03.07.2024), është mbajtë testimi me shkrim (05.07.2024) dhe është mbajtë intervista (08.07.2024) me gojë dhe është shpallë kandiati i suksesshëm (Xheladin Krasniqi) të gjitha këto procedura për vetëm 8 ditë.

Emërimi i Xheladin Krasniqi para syve të Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme është një rast unik i keqpërdorimit të detyrës zyrtare të të dy autoriteteve më të larta të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pra ministrit Hajrulla Çeku dhe Sekretarit të Përgjitshëm Xheladin Krasniqi.

Ky emrim qartazi është në kundërshtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe me Ligjin Nr. 06/L -011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, përçka tashmë edhe është anuluar.

Nacionale në raportimin paraprak kishte siguruar dokumetet që tregojnë se konkursi ishte pezulluar pas ankesës në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës së një kadidate që kishte aplikuar në këtë pozitë.

Për rikujtim, Nacionale kishte raportuar edhe më herët që Xheladin Krasniqi është emëruar zv.Sekretar në MKRS në mënyrë të jashtëligjshme nga Ministri Çeku.

Që nga atëherë, Çeku nuk ka marrë asnjë veprim për të kthyer ligjshmërinë për pozitën e Sekretarit, bile ai kishte trasferuar sekretarin e zgjedhur nga Qeveria e Kosovës, vetëm për ta mbajtur në këtë pozitë Xheladin Krasniqin.

Kujtojmë se mbajtja e pozitave të larta më ushtrues detyre është kritikuar edhe nga Raporti i Progresit.

Në Raportin e Progresit thuhet se aktivitetet e integrimit në BE u ndikuan negativisht nga administrat e dobtë si dhe mbajtja e posteve kryesire me ushtrues të detyrës.

Aktivitetet e integrimit në BE u ndikuan negativisht edhe nga kapaciteti i dobët administrativ dhe nga fakti që një sërë postesh kyçe në administratën publike mbahen nga zyrtarë që shërbejnë si ushtrues detyre.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme