Seanca për veriun: Kurti me fjalim të gjatë, VV-ja i duatroket, opozita e kritikon - NACIONALE

Seanca për veriun: Kurti me fjalim të gjatë, VV-ja i duatroket, opozita e kritikon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtu një seancë në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Aty janë përplasur, krejtësisht e pritshme, pushteti dhe opozita. Në fakt, seanca po mbahet me ftesë të opozitës, 1 javë pas krejt tollovisë në veri të Kosovës. Çka ndodhi në seancë deri tash?

I pari që foli gjatë ishte Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës. Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se protestat në veri po organizohen nga ana e Serbisë, duke shtuar se nuk ka asgjë autentike në këto protesta.

“S’ka asgjë autentike në ato protesta, nuk është vullnet i popullit, është direktivë e Beogradit. Mua më vjen keq për popullin serb, të cilët detyrohen të dalin në këto protesta, sepse unë mendoj që ata sot janë njerëzit më të pa lirë në Republikën e Kosovës. Pikërisht ai qytetari serb që duket se po e shprehë një vullnet aty para komunës, atij i mungon më së shumti liria, por jo për arsye të Prishtinës, por për shkak të Beogradit” – deklaroi Kurti.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nuk i ka befasuar aleatët ndërkombëtarë.

“Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi se tregon që institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre. Ne kemi vepruar me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Kjo kronologji tregon gjithashtu që ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtare. Pra, nuk ka pasur asnjë befasi pasi që ky ka qenë një proces me shumë hallka, e ku hallka e fundit ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vendin e tij të punës.” - ka thënë Kurti.

Në fjalimin e tij, Kurti i përmendi edhe disa emra të serbëve, të cilët i akuzoi për organizim të sulmit ndaj KFOR-it, gazetarëve e Policsë së Kosovës, të cilat emra mund t’i lëxoni në linkun e mëposhtëm:

Me fjalimin është ndarë i kënaqur grupi parlamentar i VV-së, të cilët i duartrokitën këtij fjalimi.

Kritika e opozitës

I pari që foli nga opozita ishte Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare. Në fakt, z. Krasniqi ishte shumë i ashpër me Kurtin, duke e quajtur “gazetar mediokër”.

“Në kohën kur Kosova gjendet në situatën më të rrezikshme që e ka pasë prej që e ke marrë përgjegjësinë me e udhëheqë vendin. Në vend se me u sjell si kryeministër sillesh si një gazetar mediokër i një televizioni shtetëror. Del këtu na lexon raporte e na tregon hitorina dhe nuk dite një fjalë me na tregu pse, qysh, çka do me arritë me këto veprime të cilat, jo që nuk i ke të bashkërenduara e nuk i ke të koordinuar me askënd hiç. Po i ke bërë në krye në veti dhe në kundërshtim me ato çka i ke deklaruar më herët bashkë me të gjithë partnerët ndërkombëtaret.” - ka thënë Krasniqi.

I pari i PDK-së u tall edhe me një pjesë të fjalimit të Kurtit, ku shefi i ekzekutivit fliste për demokratizimin e Serbisë.

“Krejt çka the në fjalim është qëllimi me i çliru serbët, paramendoje kryeministri i Kosovës qëllim e paska me çliru komunitetin serb. Çlirimtar i serbëve, me demokratizu Serbinë kryeministri i Kosovës. Kshyri more puntë e tua, Kosova është llugë, njerëzit janë duke të ikë natë e ditë, për mbi 120 mijë njerëz prej se e ke marrë qeverisjen, të kanë ikë, e kanë lëshu Kosovën për të mos u kthy kurrë më.” – vlerësoi Krasniqi.

Ndërsa Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, vlerësoi se për shkak të Kurtit, Kosovso do t’i humbë edhe sovranitetin, edhe aleatët.

“Në këtë përballje publike, të qartë dhe të hapur me gjithë botën demokratike, me aleatët tanë historik, përballja jonë me bandat në veri, përballja jonë me vetë Serbinë, mbetet në rend të dytë. Sepse pa ata të parët, jo vetëm pa aleatë, por me aleatë kundër nesh, vendi ynë nuk ka gjasë të shtrojë as sovranitetin, as integritetin, as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë të të humbasë edhe aleatët, edhe sovranitetin dhe në këtë rrugë po na dërgon Albin Kurti sot. Edhe pa aleat edhe pa sovranitet.” – shtoi z. Abdxhiku.

Ndërsa Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij, kërkoi shkarkimin e kryeministrit Kurti.

“Kush përfiton nga mashtrimi që Kurti ua ka bë njerëzve të Kosovës e aleatëve deri në tradhti? Fiton Rusia, Serbia dhe bandat. Për këtë arsye ju propozoj të gjithë deputetëve të shkojmë në mocion, ta ndërpremë këtë pabesi e ta shkarkojmë kryeministrin Kurti.” - ka theksuar Haradinaj.

Lajme të ngjashme