“Përkrahne Policinë”: Deputetët e VV-së ekzaltohen, i duartrokasin gjatë fjalimit të Kurtit - NACIONALE

“Përkrahne Policinë”: Deputetët e VV-së ekzaltohen, i duartrokasin gjatë fjalimit të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës rreth zhvillimeve në veri.

Në një moment, ai foli edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se e ka mbështetjen e Qeverisë e të popullit të Kosovës.

Por, ai u tha deputetëve që ta përkrahin Policinë e Kosovës. E kjo pjesë e fjalimit e entuziazmoi grupin parlamentar të VV-së, pasi të njëjtin e duatrokitën Kurtin për këtë fjalim.

“A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë? Me milici fashiste dhe për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet përkrahja e nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Kosovës. Ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetushmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje” – deklaroi Kurti, gjersa këtu nisën duatrokitjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të tilla duartrokitje kishte edhe pas përfundimit të fjalimit të gjatë të Kurtit.

Lajme të ngjashme