Zemaj kritikon LDK-në që po heshtë ndaj bllokadës: Më së paku ia duan të mirën Kosovës - NACIONALE

Zemaj kritikon LDK-në që po heshtë ndaj bllokadës: Më së paku ia duan të mirën Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se “bllokada” po ndodh qëllimisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zemaj ka thënë se marrëveshja politike nuk arrihet përmes bllokadës.

“Bllokada e qëllimshme sjell tension, dëmton edhe më shumë imazhin e brishtë të Kosovës dhe thellon polarizimin në shoqërinë tonë”, tha Zemaj.

Ai tutje tha se ata që e pranojnë dhe heshtin ndaj kësaj lloj politike nuk ia duan të mirën as LDK-së.

“Ata që heshtin dhe pranojnë këtë lloj politike, nuk ia duan të mirën as LDK-së e më së paku Kosovës”, tha Zemaj.

Postimi i plotë

Bllokada e qëllimshme nga VV.

Bllokada e qëllimshme sjell tension, dëmton edhe më shumë imazhin e brishtë të Kosovës dhe thellon polarizimin në shoqërinë tonë.

Ky mentalitet i stërvjetëruar nuk i duhet Kosovës. Shumica e ka obligim të thërrasë seancën dhe t’i japë hapësirë krijimit të institucioneve të reja, në respekt të Kushtetutës dhe vullnetit politik të qytetarëve.

Marrëveshjet politike nuk arrihen përmes bllokadës, presionit dhe tendencës për t’i nënshtruar të tjerët. Demokracia kërkon dialog, përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë.

Ata që heshtin dhe pranojnë këtë lloj politike, nuk ia duan të mirën as LDK-së e më së paku Kosovës.

Lajme të ngjashme