Krasniqi i ashpër me Kurti: Po sillës si gazetar mediokër i një televizioni shtetëror - NACIONALE

Krasniqi i ashpër me Kurti: Po sillës si gazetar mediokër i një televizioni shtetëror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së , Memli Krasniqi, ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti sot në Kuvend.

Ai ka thënë se Kurti në vend se të sillet si një kryeministër po sillet si një gazetar mediokër i një televizioni shtetëror.

Në kohen kur Kosova gjendet në situatën më të rrezikshme që e ka pasë prej që e ke marrë përgjegjësinë me e udhëheqë vendin. Në vend se me u sjell si kryeministër sillesh si një gazetar mediokër i një televizioni shtetëror. Del këtu na lexon raporte e na tregon hitorina dhe nuk dite një fjalë me na tregu pse, qysh, çka do me arritë me këto veprime të cilat, jo që nuk i ke të bashkërenduara e nuk i ke të koordinuar me askënd hiç. Po i ke bërë në krye në veti dhe në kundërshtim me ato çka i ke deklaruar më herët bashkë me të gjithë partnerët ndërkombëtaret”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se para deputetëve kryeministri ka lexuar komunikata të Xhelal Sveçlës.

“Ky popull meriton ndryshe, ky popull meriton me shumë përkushtim, ky popull meriton më shumë respekt, sepse secili qytetar i Kosovës, shqiptarët sidomos janë të shqetësuar me situatën e krijua në vend”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme