OBSh-ja e shpall të përfunduar përhapjen e hantavirusit të ndërlidhur me anijen - NACIONALE

OBSh-ja e shpall të përfunduar përhapjen e hantavirusit të ndërlidhur me anijen

1 orë më parë

nga NACIONALE

Përhapja e hantavirusit që i kishte prekur pasagjerët e një anijeje ka marrë fund, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kontakti i fundit i një personi të ekspozuar ndaj hantavirusit në anijen “MV Hondius” e ka përfunduar periudhën e karantinimit, ka dalë negativ në test dhe është kthyer në shtëpi, raporton televizioni BBC.

Nga 25 maji nuk janë raportuar më raste të tjera dhe “OBSh-ja e konsideron të përfunduar përhapjen e hantavirusit”, shtoi ai.

Përhapja nga e cila ishin infektuar 13 persona dhe kishin vdekur tre, e përfshinte variantin Andes të hantavirusit, i cili është i rrallë.

Anija e kishte nisur lundrimin nga Argjentina më 1 prill. Të enjten, OBSh-ja tha se mbi 650 kontakte ishin identifikuar dhe ishin përcjellë nga autoritetet në 33 shtete e territore.

Hantavirusi zakonisht përhapet përmes brejtësve, ndërsa njerëzit infektohen duke thithur ajër të kontaminuar me mikrogrimcat e virusit nga urina ose pështyma e brejtësve.

Në mesin e simptomave përfshihen ethet, plogështia e madhe, dhimbjet muskulore, dhimbja e barkut, vjellja, diarrea dhe frymëmarrja e shkurtuar.

Lajme të ngjashme