Gjashtë të vrarë nga shpërthimi në një kafene në Damask - NACIONALE

Gjashtë të vrarë nga shpërthimi në një kafene në Damask

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim bombe në një kafene të mbushur me njerëz në pjesën qendrore të Damaskut la të vrarë të paktën gjashtë njerëz dhe 22 të tjerë pësuan lëndime, raportojnë mediat shtetërore siriane.

Ministria e Brendshme tha se një pajisje shpërthyese ishte vendosur brenda kafenesë, e cila ndodhet vetëm 100 metra larg Pallatit të Drejtësisë, ndërtesë e rëndësishme qeveritare në distriktin Hejaz të kryeqytetit sirian, raporton televizioni BBC.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte shpërthimi më vdekjeprurës në Damask që nga sulmi vetëvrasës ndaj një kishe në qershorin e vitit të kaluar, kur ishin vrarë 25 njerëz.

Mohammed al-Dahabi, pronar i një dyqani syzesh që ndodhet afër kafenesë ku ndodhi shpërthimi, tha se rasti i së enjtes ishte i ngjashëm me ato që ndodhnin në Damask gjatë luftës civile të Sirisë.

Gjatë një vizite në vendin e ngjarjes, guvernatori i Damaskut, Maher Marwan Idlibi, tha se ata që janë përgjegjës për gjakderdhjen në kafene do të ndëshkohen.

Lajme të ngjashme