Haradinaj kërkon shkarkimin e kryeministrit: Mashtrimi i Kurtit ka edhe elemente të tradhtisë - NACIONALE

Haradinaj kërkon shkarkimin e kryeministrit: Mashtrimi i Kurtit ka edhe elemente të tradhtisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në adresimin e tij para deputetëve, Haradinaj ka thënë se Kurti sot është sinonim i poshtrimit deri në pabesi.

Sipas tij, mashtrimi i Kurtit ka edhe elemente të tradhtisë.

Kryeministri Kurti sot është sinonim i poshtrimit deri në pabesi. Ka poshtru aparatin shtetëror, ka poshtru popullin e vet, po vazhdon me i poshtru të gjithë. E kemi edhe një element, mashtrimin po deri në tradhti. Ka elemente të tradhtisë mashtrimi i Kurtit. Ashtu si dikur që i mashtronte shtresat e varfëra, e i mashtronte të punësuarit e të papunët, kryeministri Kurti po vazhdon me provu me i mashtru edhe aleatët e sigurisë, po vazhdon me i mashtru garantët tonë të sigurisë. Mashtirmet e tij shkojnë në tradhti”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kurti ka krijuar mosbesim ndaj të gjithëve.

Mosbesim deri në pabesi. Pra, jo befasi, por mosbesim deri në pabesi. Kryeministrit Kurti, dikur udhëheqës i VV-së, ka ngjall, ka krijua mosbesim të brendëshme. Gjithë kohen e ka ushqyer një mosbesim në çdo proces dhe në çdo institucion”, ka thënë Haradinaj.

Për të dal nga kjo situatë, ai i ka ftuar deputetët që ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të cilin e ka iniciuar partia e tij.

Kush përfiton nga mashtrimi që Kurti ua ka bë njerëzve të Kosovës e aleatëve deri në tradhti? Fiton Rusia, Serbia dhe bandat. Për këtë arsye ju propozoj të gjithë deputetëve të shkojmë në mocion, ta ndërpremë këtë pabesi e ta shkarkojmë kryeministrin Kurti”, ka theksuar Haradinaj

Lajme të ngjashme