Spahija garanton konsumatorët: “Vita” është 100% qumësht i Kosovës
Drejtori i Qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka garantuar konsumatorët se qumështi i kompanisë Vita është 100% i Kosovës.
Në konferencën e sotme për media, ai ka thënë se produktet e tyre nuk përmbajnë asnjë komponent tjetër.
“Ne po kërkojmë nga ta që i kanë edhe me datë 17 dhe 18 prill dhe në fund të majit. Mundeni me i kërku. I kanë rezultatet por nuk dojnë me i bë publike, por i kanë rezultatet edhe të ditës së djeshme, i lusim t’i publikojmë. jemi në gjendje që sonte të punojmë gjithë natën me fermerët, por të dalin me rezultate konkrete. Ne i garantojmë që brendi Vita është 100 për qind qumësht Kosove,nuk ka të bëj asnjë komponent tjetër brenda tij. Po i bëj apel, lutje, AVUK që të del ta qet vendimin, ne i kemi mostrat. ne jemi të bindur që brendi Vita është qumësht Kosovë. Nga ky moment jemi të gatshëm 24 orë”, ka thënë ai.