“Vita” kërkon nga institucionet publikimin e shpejtë të analizave të qumështit: Puna mund të nisë sot ose nesër - NACIONALE

“Vita” kërkon nga institucionet publikimin e shpejtë të analizave të qumështit: Puna mund të nisë sot ose nesër

1 orë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Përgjithshëm i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka kërkua nga ministria që sa më shpejt të publikohen rezultate e mostrave të qumështit, të cilat janë marrë dje në qumështore.

Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se në momentin e publikimit të këtyre rezultateve ata do të fillojnë fillojmë grumbullimin e qumështit nga fermerët.

Ai ka treguar se vendimi për pezullimin e përkohshëm të qumështores e ka marrë bordi i kompanisë.

Dua t’ju njoftoj që vendimin për pezullimin nuk e ka marrë as Ministria, e po ashtu nuk e ka marrë as AVUK-u. Këtë vendim e kemi marrë ne si bord. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë se janë marrë mostrat e qumështit ‘Vita’ 3.2% me pretendimin për analizë. Ne kemi thënë prapë dhe po ju bëjmë apel, që sa më shpejt që është e mundur të kryhen analizat e të publikohen, dhe ne jemi të gatshëm që që sot apo nesër të fillojmë grumbullimin”, ka thënë Spahija.

Në këtë konferencë, ai ka vlerësuar se zbarkimi i dhjetëra inspektorëve dje në këtë fabrikë ka qenë i qëllimshëm.

Sipas tij, kontrolli i djeshme është kryer me urdhër të ministrisë.

Arsyeja e kësaj deklarate ka qenë rasti i djeshëm që ka ndodhur te qumështorja ‘Vita’. Sot kemi një deklaratë për media. Arsyeja e vizitës së një grupi prej 15 apo 20 personave: fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë që janë nga Ministria me një vendim. Me datën 2 korrik, ministri në detyrë ka marrë vendim për një kontroll urgjence për qumështoren ‘Vita’”, ka thënë ai, duke përmendur detaje tjera.

Ne i kemi pritur në zyra dhe kemi kërkuar nga ata që të prezantohen se për çfarë dhe kush kanë ardhur, sepse ka qenë një numër shumë i madh. Neve na ka ardhur vetëm kjo shkresë nga zyrtarja e ministrisë dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq, më duhet të them se ai grup punues nuk është marrë fare me ne; ka pasur njerëz të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe të AVUK-ut. Pastaj, të gjithë këta kanë filluar vizitën në fabrikë”, ka deklaruar ai.

Në konferencë ka folur edhe drejtori ligjor i kompanisë, Lekë Sahatçiu.

Ai ka shprehur shqetësimet e tij për prezencën e personave politik gjatë kontrollit.

Ajo që ka qenë shqetësuese lidhet me përbërjen e personave që kanë qenë aty. Nuk kanë qenë vetëm inspektorë, sepse inspektorë kanë qenë deri në pesë. Kemi pasur një përbërje politike; ka qenë këshilltarja e ministrit dhe një konkurrent i yni. Vendimi i ministrit ka qenë joligjor. Arsyeja pse ne kemi reaguar është se në atë përbërje ka qenë këshilltarja e ministrit dhe një konkurrent tjetër i yni”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i prodhimit, Muse Berisha, ka folur për shqetësimet që i ka ngritur dje AVUK-u përmes një komunikate për media.

Nuk e kuptoj ku është problemi, kur të gjitha produktet të cilat ne i kemi në konkurrencë, sikurse Halta, apo Polimarki, Plazma, Nutella, të gjitha krejt këtë e kanë vaj palme. Nëse është e dëmshme, është e dëmshme edhe për këto produkte. Unë një gjë duhet t’ju njoftoj, zyrtarisht. Dokumentacionin mund ta keni dhe ju. Për të gjitha produktet të cilat ne i kemi në zhvillim, ende pa dalë në treg, njoftohet Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, zyra rajonale në Pejë, paraprakisht. Me te gjitha specifikimet e produktit, me diagramin e rrjedhës, se si kalon, në cilat linja punohet, të gjitha këto ne i përgatisim në detaje”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme