Rrenat që presidentja ua tregoj grave iraniane për gratë e lira në Kosovë - NACIONALE

Rrenat që presidentja ua tregoj grave iraniane për gratë e lira në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova sapo ka dalë nga një debat publik që zgjoi shumë reagime për lejimin ose jo të shamisë në shkolla, por në Republikën Islamike të Iranit, protestat e grave kundër vendosjes me dhunë të shamisë kanë shpërthyer me protesta të dhunshme.

Presidentja e Kosovës, e cila kishte dalë kundër qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për lejimin e shamisë në shkolla për vajzat mbi 16 vjeçare ka dhënë një mesazh për gratë iraniane që po protestojnë atje. Këtë e ka bërë përmes një video mesazhi me një gazetare iraniane.

Gazetarja dhe aktivistja iraniane Masih Alinejad e cila gjendet në Neë York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e cila i është drejtuar grave iraniane që po protestojnë kundër vendosjes së shamisë dhe kundër regjimit iranian aty.

Gazetarja teksa prezanton presidenten i tregon asaj që gratë iranianë jo vetëm që po protestojnë kundër “vendosjes me forcë të hijabit ose shamisë por edhe kundër regjimit atje”, teksa e pyet atë nëse po përcjellë protestat që po ndodhin.

“E gjithë bota po ju përcjellë dhe mesazhi im për të gjitha gratë dhe njerëzit në Iran është që kurrë mos jepni dorëheqje nga e drejta dhe liria. E di sa zor dhe e dhimbshme është por beteja për liri ka çmim të lartë. Ne kemi paguar çmim të lartë, por sot e shijojmë lirinë dhe pavarësinë dhe jemi me ju në të gjitha hapat, deri sa të fitoni”, thotë presidentja derisa iu drejtohet gravre dhe burrave që po protestojnë në Iran.

Më pas gazetarja e fton presidenten që të tregojë betejën e Kosovës për liri, teksa presidentja ia kujton luftën e përgjakshme në Kosovë ku kanë mbetur

Ishin gratë që e pësuan më së shumti por gjithashtu ishin gratë ato që udhëhoqen shumë procese”, thotë presidentja.

Megjithatë Kosova nuk është që nderon shumë gratë që kanë luftuar e kanë vuajtur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më pas presidentja vazhdon të flas për sfidat e Kosovës për t’u çliruar por ajo vazhdon të thotë diçka që nuk është e vërtetë.

“Ka qenë shumë e vështirë por sot jemi pjesë e vendeve demokratike dhe sekulare ku të drejtat e të gjithë njerëzve respektohen përfshirë edhe për të gjithë gratë”, thotë presidentja teksa vazhdon të premtojë se “do të ngrisë zërin për të drejtat e grave në Iran”.

Kosova është e vërtetë që është shtet demokratik dhe sekular por të drejtat e të gjitë njerëzve në Kosovë nuk respektohen. Sidomos problemi është jashtëzakonisht i madh me dhunën ndaj grave dhe sulmet seksuale ndaj tyre.

Këto janë vetëm disa nga artikujt që Gazeta Nacionale, ka publikuar e që flasin shumë për të drejtat e grave në Kosovë.

Lajme të ngjashme