Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, Haxhiu akuzon ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së: Situata këtu është e pastër - NACIONALE

Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, Haxhiu akuzon ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së: Situata këtu është e pastër

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka reaguar shteteve partnere të Kosovës që kanë kërkuar rikthimin e ish-gjyqtarëve e prokurorëve serbë.

Ajo ka bërë thirrje që të mos i bëhet presion Këshillit Gjyqësor të Kosovës për këtë çështje.

Në konferencën për media, ajo ka thënë se është shqetësuese për presionin e ndërkombëtarëve ndaj anëtarëve të KGJK-së.

Ajo çka më shqetëson është presioni që mund të vije nga partnerët tanë ndërkombëtare. Unë kam pasur takime nga partnerët tanë ndërkombëtar, ua kamë thënë hapur përgjegjësit e mija kushtetuese dhe njësoj duhet ta bëjnë anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Vetëm bazohu në ligj. Situata këtu është e pastër, është e qartë. Nuk ka asnjë mundësi interpretimi”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka ftuar anëtaret e KGJK-së që të mos bien pre e ndikimeve të askujt.

Sytë tanë janë te Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse KGJK vepron në kundërshtim me legjislacionin në fuqi atëherë këtu kemi të bëjmë me një precedent shumë të rrezikshëm dhe me një abuzim të përgjegjësive që ata kanë. I bëj thirrje edhe njëherë që të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të mos bie pre e ndikimeve të askujt, as ato vendore dhe as ato ndërkombëtare. Pra, mua më pamundësohet që ata gjyqtarë t’i lirojë nga detyra sepse KGJK s’po vepron”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar se askush nga ndërkombëtarët që po reagojnë nuk do të lejonte që gjyqtarët dhe prokurorët të ndikohen nga një shtet tjetër.

Kush nga partnerë tanë, që sot bëjnë presione mbi këshillat, kush nga ta do lejonte që në shtetet e tyre të kishte gjyqtarë dhe prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër? Kush nga partnerët ndërkombëtarë, që ne na thërrasin gjithnjë për sundim të ligjit dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë, do të kërkonte nga gjyqtarët dhe prokurorë që janë anëtarë të këshillave të vendoste diçka që është në kundërshtim me legjislacionin?”, është shprehur ajo.

Ajo ka vlerësuar se askush nga ndërkombëtarët që po reagojnë nuk do të lejonte që gjyqtarët dhe prokurorët të ndikohen nga një shtet tjetër.

Kush nga partnerë tanë, që sot bëjnë presione mbi këshillat, kush nga ta do lejonte që në shtetet e tyre të kishte gjyqtarë dhe prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër? Kush nga partnerët ndërkombëtarë, që ne na thërrasin gjithnjë për sundim të ligjit dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë, do të kërkonte nga gjyqtarët dhe prokurorë që janë anëtarë të këshillave të vendoste diçka që është në kundërshtim me legjislacionin?”, është shprehur ajo.

Derisa ajo ka kritikuar ndërkombëtarët për presion ndaj KGJK-së, ajo ka vazhduar presionin ndaj këtij institucioni të pavarur.

Në adresimin e saj, Haxhiu është munduar të ua tregoj ligjin gjyqtarëve të këtij institucioni.

Dorëheqja është fakt juridik që sjell përfundimin e mandatit dhe, pasi ky efekt është prodhuar, ligji nuk parasheh asnjë mekanizëm për rikthimin në të njëjtin mandat. Legjislacioni në fuqi nuk i jep asnjë kompetencë as Këshillit Prokurorial dhe as Këshillit Gjyqësor që të rivendosë një mandat që ka përfunduar. Ushtrimi i një kompetence që nuk ekziston do të ishte vetë shkelje e parimit të legalitetit, bazuar po ashtu në legjislacionin në fuqi. Në rast të dorëheqjes së prokurorit apo gjyqtarit, këshillat obligohen që t’i propozojnë Presidentit lirimin nga detyra. Ky është një detyrim ligjor dhe jo një mundësi interpretimi", ka thënë Haxhiu, duke dhënë detaje tjera.

"Prandaj, i jam drejtuar Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial që të më dorëzojnë emrat e atyre që kanë dhënë dorëheqje nga sistemi. Pra, mua më pamundësohet ushtrimi i përgjegjësive, sepse për momentin Këshilli Gjyqësor nuk i dorëzon dorëheqjet, pra kërkesën për lirimin nga detyra të gjyqtarëve që kanë dhënë dorëheqje. Unë sot thërras Këshillin Gjyqësor të Kosovës që të ndjekë praktikat e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, është shprehur Haxhiu.

Lajme të ngjashme