Irani e akuzon ShBA-në për krim lufte për sulmin vdekjeprurës në dasmë - NACIONALE

Irani e akuzon ShBA-në për krim lufte për sulmin vdekjeprurës në dasmë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, e akuzuar ShBA-në për kryerjen e një krimi të luftës pas një sulmi vdekjeprurës që raportohet të ketë ndodhur në një dasmë në jug të Iranit.

Në një shkrim në rrjetin X, zëdhënësi iranian tha: “E vërteta e kësaj lufte të paligjshme të zgjedhur – dhe fytyra e vërtetë e krimit të luftës – është në Sirik, ku një ceremoni martesore u bombardua brutalisht si pjesë e përpjekjes dëshpëruese të Amerikës për ta fshehur dështimin e vet, jo në videot e gjeneruara me inteligjencë artificiale që i portretizojnë zyrtarët amerikanë si heronj triumfues.”

Mediat iraniane kanë publikuar disa fotografi nga vendi i sulmit, transmeton gazeta "The Guardian".

Lajme të ngjashme