Haxhiu: Seanca konstitutive e Kuvendit do të mbahet më 6 gusht në ora 10:00 - NACIONALE

Haxhiu: Seanca konstitutive e Kuvendit do të mbahet më 6 gusht në ora 10:00

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahen më 6 gusht në ora 10:00.

Në një konferencë për media, ajo ka kërkua nga partitë politike që të reflektojnë dhe të gjejnë gjuhen e përbashkët për formimin e institucioneve të reja.

Ajo ka bërë me dije se dialogu është detyrim i të gjitha partive politike.

Sot ju njoftoj se seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më datë 6 gusht në ora 10:00. Pra, ditë e enjte. Deri atëherë mbete detyrim politik dhe institucional i subjekteve politike parlamentare që të vazhdojnë dialogun ”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë me dije se është përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike formimi i institucioneve.

Dialogun ndërmjet tyre askush nuk duhet ta shoh si një shenjë dobësi, por si dëshmi e përgjegjësi demokratike. Në një demokraci parlamentare përgjegjësia për ndërtimin e institucioneve nuk është ekskluzivitet i dikujt, por u takon të gjithëve. Marrëveshja kërkon gatishmëri dhe seriozitet nga të gjitha palët”, ka thënë ajo.

Në adresimin e saj, ajo nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Kuvendit.

“I takon fituesit, i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Për aq sa i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pra është në përgjegjësinë e tyre se kush do të jetë kandidatja apo kandidati për kryetar të Kuvendit dhe tash seanca konstituive është caktuar më 6 gusht. Aty do të dihet, nëse jo më herët, se kush do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Ndër të tjera, Haxhiu i ka komentuar edhe takimet e Kurtit me liderët e partive tjera.

“Kanë qenë vetëm dy takime siç e përmenda. LDK-ja përmes zotit Hamza ka dhënë qëndrimet sa i përket dobishmërisë së këtij procesi, ndërsa LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të problemeve të brendshme. Natyrisht, unë nuk merrem me problemet e brendshme të partive politike, janë të tyret, por duhet ta kemi parasysh që ne kemi afatet kushtetuese për të cilat duhet të veprojmë. Prandaj, edhe nuk e kam mirëpritur vendimin për pezullim të këtyre takimeve, sepse megjithatë, nga takimi i parë që kam pasur, duket që ka qenë pak më ndryshe sesa në takimet që kishim në proceset e kaluara në përpjekjen e asaj kohe për të pasur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ajo, duke ftuar partitë për reflektim.

Prandaj, po theksoj se unë nuk e di se kur do të hiqet vendimi për pezullim të këtyre takimeve, por është e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë. Sepse 7 gushti është dita e fundit që unë kam pasur në dispozicion për ta thirrur seancën konstituive, por pastaj ju e dini që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. E pastaj, pas konstituimit, i kemi 60 ditë për të zgjedhur presidentin. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe i gjithë fokusi duhet të jetë te takimet dhe tek përpjekja serioze. Jo vetëm takime që nuk prodhojnë asnjë rezultat, por takime serioze dhe konsiderim i ofertave që mund të propozohen në këtë rast nga kryeministri Kurti apo kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme