Largohen anëtarët, s`ka kuorum: Dështon mbledhja e KGJK-së ku pritej të vendosej për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
Ka dështuar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku ishte paraparë të vendosej për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.
Kjo pasi nga mbledhja e KGJK-së u larguan disa anëtarë dhe këshilli nuk kishte kuorum për shqyrtimin e çështjeve të shumta që ishin paraparë të shqyrtoheshin në këtë mbledhje.
Ndonëse pika për çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë ishte renditur e nënta, anëtare polemizuan për këtë temë ende pa fillua mirë mbledhja.
Derisa kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, e hapi mbledhjen për ë diskutuar rreth rendit të ditës, anëtarët ngritën çështje tjera.
Pavarësisht vërejtjeve të shumta nga kryesuesi për respektim të rendit të ditës, disa nga anëtaret nuk i ndalnin polemika me tone të ashpra.
Disa anëtarë kërkuan që pjesë e kësaj mbledhje të dy anëtarëve të tjerë, të cilët mungonin.
Kurse, gjyqtari Artan Abazi ka kërkuar se pse kjo çështje nuk është diskutuar më herët.
“Mund të ndodh që dorëheqja të revokohet sa është e freskët, një javë apo një muaj, mirëpo pas katër vitesh është e pa konceptueshme në aspektin kushtetues e ligjor, për shkak se krijon destabilitet dhe cenon parimin e sigurisë juridike”, është shprehur Abazi.
Pas largimit të tre anëtare, kryesuesi i KGJK_së, Rrustem Thaqi, ka thënë se nuk ka kuorum për vazhdimin e mbledhjes.
“Meqenëse disa nga anëtarët e këshillit lëshojnë takimint, këshilli mbetet pa kuorum, atëherë përfundon takimi. Për takimin e radhës të gjithë do të infomrohen me kohë”, ka thënë Thaqi.
Presioni ndaj KGJK-së
Gjatë kësaj jave KGJK-ja i është nënshtrua një presoni të madh nga partia në pushtet. Zyrtarët e lartë të kësaj partie kanë kërkuar nga anëtarët e KGjK-së që të mos e pranojnë tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë.
Një presion të tillë sot e ka bërë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në një konferencë për media, ajo u ka reaguar shteteve partnere të Kosovës që kanë kërkuar rikthimin e ish-gjyqtarëve e prokurorëve serbë.
“Ajo çka më shqetëson është presioni që mund të vije nga partnerët tanë ndërkombëtare. Unë kam pasur takime nga partnerët tanë ndërkombëtar, ua kamë thënë hapur përgjegjësit e mija kushtetuese dhe njësoj duhet ta bëjnë anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Vetëm bazohu në ligj. Situata këtu është e pastër, është e qartë. Nuk ka asnjë mundësi interpretimi”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka ftuar anëtaret e KGJK-së që të mos bien pre e ndikimeve të askujt.
“Sytë tanë janë te Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse KGJK vepron në kundërshtim me legjislacionin në fuqi atëherë këtu kemi të bëjmë me një precedent shumë të rrezikshëm dhe me një abuzim të përgjegjësive që ata kanë. I bëj thirrje edhe njëherë që të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të mos bie pre e ndikimeve të askujt, as ato vendore dhe as ato ndërkombëtare. Pra, mua më pamundësohet që ata gjyqtarë t’i lirojë nga detyra sepse KGJK s’po vepron”, ka thënë Haxhiu.