RPK: Shpërthehet në mënyrë të kontrolluar granata e gjetur brenda zyreve të KKZ-së në veri
Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar granata e gjetur sonte brenda zyreve të KKZ-së në veri.
E deminuar fillimisht nga pjesëtarët e KFOR-it, sipas Radio Kontakt Plus, kjo granatë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.
Kujtojmë se për shkak të kësaj granate dhe kërkimeve të vazhdueshme, rruga që çonte për në këto zyre u pat bllokuar nga policët kosovarë dhe ata të EULEX-it.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar disa shpërthime në pjesën veriore të vendit, shpërthime këto për të cilat ka raportuar vazhdimisht edhe Nacionale.
Kujtojmë gjithashtu se në njërin prej momenteve, gazetarja e Nacionales, Miranda Shala e cila po raportonte drejtpërdrejt, u shtang, kur u dëgjua një shpërthim tjetër.
