Qeveria serbe shpalos detaje pas takimit të Bërnabiqit me Escobarin - NACIONALE

Qeveria serbe shpalos detaje pas takimit të Bërnabiqit me Escobarin

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Sot në Beograd, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq është takuar me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Këtë e konfirmoi Qeveria e Serbisë, që përmes një komunikate dha edhe detaje nga ky takim.

Sipas komunikatës respektive, mësohet se palët kanë diskutuar për situatën në veri, ndërsa janë pajtuar që marrëveshjet e mëparshme janë vendimtare për vazhdim të dialogut.

Në anën tjetër, thuhet se Bërnabiq ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

Siç tha ajo, tashmë janë bërë dhjetë vite prejse filloi dialogu, kurse Prishtina nuk e ka zbatuar marrëveshje, ani pse duhet kujtuar gjithashtu faktin se Serbia nuk e ka zbatuar një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve.

Lajme të ngjashme