Çka ngjau në aeroplanin Zurich - Prishtinë në të cilin një pasagjer hoqi derën për shkak të panikut? - NACIONALE

Çka ngjau në aeroplanin Zurich - Prishtinë në të cilin një pasagjer hoqi derën për shkak të panikut?

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aeroplan nga Zurichu për në Prishtinë, parashihej të niste fluturimin mëngjesin e ditës së sotme.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë në fillim të fluturimit. Kjo për shkak të panikut që mbretëroi.

Situata eskaloi, kur pasagjerët për shkak të frikës filluan t'i heqnin dyert e aeroplanit, ndërsa njëra prej tyre ra totalisht.

Siç shkruan portali zviceran 20min.ch, kontrolli u humbë kur i njëjti aeroplan u mbush me tym. Të paktën ashtu menduan pasagjerët.

Në fakt, ai ishte avull, i krijuar si pasojë e kondensimit. Linja gjegjëse ajrore "Chair" dha detaje rreth këtij incidenti.

Sipas versionit të tyre, në momentin kur hiqet dera e emergjencës pa lejen e autoriteteve përgjegjëse, ndizet alarmi.

Kështu ngjau edhe aty. Megjithatë, për pasagjerët kjo ishte konfuzion në vete.

Për mediumin respektiv foli edhe njëri prej pasagjerëve që kishte qëlluar aty në momentin kritik.

“Dikush e shkuli derën dhe e gjuajti jashtë. Pasagjerët u larguan nga aeroplani”. Ndërsa me humor shtoi: “Qesharake ishte se gjithmonë na tregohet se çfarë të bëjmë në rast urgjence dhe më pas vjen urgjenca dhe dikush bën diçka menjëherë”.

Si rrodhi?

Pasagjerët ishin në dyshime që nga fillimi. Kjo pasi, nga stafi iu bë e ditur atyre që të largohen nga aeroplani.

Përderisa nuk e kishin të qartë se çka po ndodh, atyre u erdhi një kërkesë tjetër: qëndroni brenda.

Dyert për një moment u mbyllën. Konfuziteti sa erdhi e rritej për personat që ishin në bord.

Brenda tij ishin 132 pasagjerë, e ku më pas u kthye në një tjetër terminal.

Në anën tjetër, nga kompania u arsyetuan me faktin mbetjet e lëngut akullues në formë avulli hynë në aeroplan përmes sistemit të ventilimit.

“Sot, në mëngjes, gjatë shkrirjes së akullit për fluturimin GM600 nga Zuerichu për në Prishtinë, mbetjet e lëngut akullues në formë avulli hynë në aeroplan përmes sistemit të ventilimit”, thanë nga kompania.

Lajme të ngjashme