Qeveria “nuk e di” kush duhet ta hapë Urën e Ibrit: Kthehen te ‘Bordi’ dy-Mitrovicësh i Ahtisaarit për të shitur sukses - NACIONALE

Qeveria “nuk e di” kush duhet ta hapë Urën e Ibrit: Kthehen te ‘Bordi’ dy-Mitrovicësh i Ahtisaarit për të shitur sukses

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

  • Nacionale: A është braktisur nisma për hapjen e Urës së Ibrit?
  • Durmishi: Jo nuk është braktisur.
  • Nacionale: Atëherë, në sirtarin e kujt ka mbetur vendimmarrja për hapjen e Urës së Ibrit?
  • Durmishi: Nuk e di.

Zellin më të madh e patën investuar në ‘Hapjen’ e Urës së Ibrit – si barriera më e madhe që Mitrovicën e ndarë etnikisht – e juridikisht – në dy, do ta hapnin për qarkullim.

Tonet kishin shkuar deri në atë pikë sa kërkohej “Kurajo” pubike edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga persona të pushtetshëm dhe supervajzerë famëkeq të partisë si Dejona Mihali.

ShBA e kishte çuar ‘Jo’-në ndaj kësaj nisme të VV-së me fjalë që vështirë të kishte menduar ndokush se do të shqiptoheshin: “Rrezikohen ushtarët amerikanë”.

Marka e seriozitetit të asaj ‘Jo’ kishte shkuar edhe në selin e NATO-s në Bruksel. Por, Vetëvendosja e kishte ndarë – proklamueshëm – mendjen: ura do të hapet “më së largu këtë verë” (2024).

Ishin kryer testime teknike e ngjyrosur mure me Xhelal Sveçlen që mbikëqyrte molerët nën urë e kamionë të peshave të rënda përmbi. Të githa pararendësit e hapjes i kishin shterrur: dhe thjesht u ndal.

Një verë më vonë: njoftuan se do të hapen “dy ura të reja” mbi lumin Ibër, që në fotografinë ilustruese, do ta vendosnin KFOR-in italian në ‘sendvich’.

Ky ishte lajmi i madh i kohëve të fundit të (për)bashkimit të ri të dy anëve të Mitrovicës, përmes zbatimit ahtisaarian të një Bordi të Përbashkët bi-komunal.

Saktësisht kjo dispozitë e Ahtisaarit ishte qenë objekt demonizimi në protestat e mëdha të Vetëvendosjes më 2007 që këtë Bord e interpretonin për iluzion dhe gënjeshtër që i servohet popullatës për ndarjen që do pasonte.

Sot “arritje e madhe” ai Bord për Vetëvendosjen.

Në fotografinë ilustruese të VV-së shihen dy ura të reja të renderuara ndërsa ajo e Ibrit shihen të jenë kujdesur t’i lënë karabinierët të reprezentuar vizualisht.

Kjo si heqje dorë e hapjes së Urës së Ibrit.

Në këtë urë sot Bashkimi Evropian po kryen testime të veta, të pavarura, të paaranzhuara dhe konsultuara me dikën. “Nuk kemi informacion”, thotë Hysen Durmishi, Zëvendës Ministër në detyrë për Infrastrkturë në një bisedë me Nacionale.

Pas disa pyetje e nënpyetjesh dhe përgigjesh të tij se si bëhet që BE, krjetësisht mëvete, kryen kontrolle teknike në urë, kontrlle që i ka kryer ministria e Durmishit, ne e pyetëm këtë të fundit dy pyetje përfundimtare.

Nacionale: A është braktisur ideja e nisma për hapjen e Urës së Ibrit?

Durmishi: Jo nuk është braktisur.

Nacionale: Atëherë, në sirtarin e kujt ka mbetur vendimmarrja për hapjen e Urës së Ibrit.

Durmishi: Nuk e di.

Lajme të ngjashme