Qeveria ndriçohet me fotot e disa grave që thyen barrierat dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje
Në shënim të 8 Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Qeveria e Kosovës është ndriçuar me fotografitë me disa nga gratë më të shquara të Kosovës të cilat kanë ndërruar jetë vitetve të fundit.
Sipas njoftimit të Agjencia për Barazi Gjinore që gjendet brenda Zyrës së Kryeministrit, ky dedikim bëhet në “ne kujtim te grave krijuese, artiste profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”.
“Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM ka ndiçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në shënim të 8 Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas me dedikimin ne kujtim te grave krijuese, artiste profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më. Në ndërtesë u vendosen fotografitë e Nexhmije Pagarusha, Leze Qena, Sazana Çapriqi, Burbuqe Rushit ,Violeta Rexhepagiqi, Burbuqe Berisha ,Vjosa Berisha, Arzana Kraja, Alije Vokshi, Edi Shukriu, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmani, Seniha Spahiu, Shahindere Bërlajolli.” – thuhet në njoftimin e tyre.
