Qëndroi dy javë në një hotel në Prizren pa paguar asnjë cent, arrestohet 16 vjeçari nga Suhareka - NACIONALE

Qëndroi dy javë në një hotel në Prizren pa paguar asnjë cent, arrestohet 16 vjeçari nga Suhareka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të martën, një 16-vjeçar nga Reshtani i Suharekës me inicialet D.K, është arrestuar në Prizren nën dyshimin se në gushtin e vitit të kaluar ka mashtruar pronarin e një hoteli, duke mos paguar qëndrimin në hotel me vlerën prej 1600 euro.

Sipas Albert Gjonajt, pronar i hotelit i cili gjendet në Prizren i dyshuari ka qëndruar për dy javë të plota në një nga dhomat më të mira të hotelit, ka ngrënë e ka pirë dhe ka marrë para kesh nga ai, dhe në fund është larguar pa paguar.

Ai zotëria ka hangër pica, edhe ata pica të shtrenjta, jo të thjeshta, edhe ai i hajke picat, ne i paguanim. Edhe pas picave u dashke me i qu Red Bull-a të ftofta, ai ha ne paguaj.” - tha pronari i Hotelit për Klan Kosova.

Sipas policisë, gjatë gjatë kësaj periudhe i dyshuari ka qëndruar në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme