Chollet: Nuk po i kërkojmë Kosovës Asociacion që nuk është në përputhje me Kushtetutën
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet i cili ka qëndruar sot në Prishinë ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe të opozitës.
Zyrtari amerikan ka deklaruar se është momenti që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog që qon tek një një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke.
Ai ka theksuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Qeverisë së Kosovës, mirëpo ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përkrahnin aranzhime si ato të Republikës Serbe.
“Ne besojmë që ky dialog është mjeti më i mirë për Kosovën që të sigurojë të ardhmen e vetë të plotë euroatlantike. Dhe presim nga Kosova t’i plotësojë të gjitha obligimet e saj nën dialog që përfshinë themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Ne mendojmë që kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Mendojmë që zhvillimet e fundit vetëm sa e kanë theksuar rëndësinë e themelimit të tij.” - ka deklaruar Chollet në një takim me përfaqësues të mediave.
Chollet ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës të paraqesë disa propozime në tavolinë dhe se nuk përkrahet një Asocaicon si Republika Serbe.
“Dua ta bëjë të qartë që ne nuk e përkrahim dhe nuk do ta përkrahim aranzhime si ato të Republikës Serbe dhe nuk po i kërkojmë Kosovës të përkrahë çfarëdo aranzhimi që nuk është në përputhje me Kushtetutën e vet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar, Marrëveshja e Brukselit – Gjykata Kushtetuese ka vendosur që është e domosdoshme të themelohet komuniteti i komunave me shumicë serbe dhe që ne besojmë që formimin e tij e bën ligjërisht obliguese për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Chollet..
