Pse fjalët e Presidentes së Greqisë janë kaq të dhimbshme për Kosovën? - NACIONALE

Pse fjalët e Presidentes së Greqisë janë kaq të dhimbshme për Kosovën?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Greqia dukej se ishte shteti mos-njohës në BE dhe në NATO me afërsinë më të madhe me Kosovën. Por, përkundër arritjes së Marrëveshjes së Ohrit/Brukselit dhe përkundër takimeve të përzemërta, duket se Kosova s'do ta marrë njohjen e shumëpritur për të kthyer momentumin në favorin e saj. A na përdori ky shtet siç tha Haki Abazi për t'u bërë fuqi rajonale?

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, ka dhënë disa deklarata që tingëllojnë të dhimbshme për Kosovën, veçanërisht në këtë moment.

Së pari, të ndalemi te fjalët që i tha ajo.

Sakellorpoulou u shpreh se qëndrimi i Greqisë sa i përket Pavarësisë së Kosovës mbetet i njëjtë.

“...Greqia përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës... ndjek një politikë konstruktive në raport me Kosovën, e cila (politikë) synon të forcojë stabilitetin...”u shpreh ajo.

Pse po na dhemb?

Greqia vazhdimisht kishte dhënë sinjale se mund të rishqyrtonte pozicionin e saj, prej kohës kur kishte njohur Pasaportat e Kosovës në shtator të vitit 2008.

Por, shpresa për njohjen ishte rritur veçanërisht në dy vitet e fundit me dinamizimin e procesit të dialogut.

Për më tepër, edhe kryeministri Kurti prej ardhjes në pushtet ka zhvilluar dhjetëra takime me zyrtarë të lartë grekë, madje edhe duke i ‘kaluar pushimet’ në dy verat e fundit në samite e forume që mbaheshin në Greqi.

Ai madje u qortua për një gjë të tillë edhe nga ish-zëvendëskryeministri i tij, Haki Abazi, sipas të cilit Greqia po e përdorte Kurtin që të përforconte mundësinë e saj për t’u bërë fuqi rajonale.

“...Përqafimi me ministrin grek është i mirëseardhur kur vjen njohja greke... Por, neve nuk na bën nder që ta lejojmë Greqinë të bëhet fuqi rajonale. Shqiptarët do të duhej të ishin fuqi. Përqafimi me ministrin grek nuk na bën nder.” - tha z. Abazi në seancën e fundit të Kuvendit që i dedikohej dialogut.

Megjithatë, dhimbja bëhet veçanërisht më e madhe kur marrim në konsideratë pajtimin që Kosova e bëri me Propozimin Evropian (27 shkurt) dhe Aneksin e tij (18 mars). Fatkeqësisht, nuk kishim një garanci të shkruar për mundësinë që Kosova të njihej nga pesë shtetet mos-njohëse të BE-së që efektivisht po e mbajnë shtetin tonë në bllokadë.

Greqia është parë gjerësisht si shteti mos-njohës më i afërt me Kosovën, dhe me mundësinë më të madhe që ta njihte Pavarësinë tonë duke çuar kësisoji edhe drejt njohjeve të reja. Fatkeqësisht, fjalët e presidentes greke nuk japin shpresë.

Së fundi, Beogradin e kishte vizituar edhe kryediplomati grek Nikos Dendias – që para dhjetë ditëve kishte drekuar në atmosferë të përzemërt me kryeministrin Kurti – dhe kishte përsëritur qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një përgigje të dhënë ndaj pyetjes së shtruar nga një senatore për çështjen e shteteve mos-njohëse.

"Por për pesë shtetet mos-njohëse, fakti që dy vendet (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen, dhe me supozimin se do ta zbatojnë, atëherë kjo mund t’i drejtojë kah njohja.” - kishte thënë ai.

Reagime?

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha këto fjalë:

“Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt në fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen.”

Për ta kuptuar edhe më mirë rëndësinë e njohjes së Kosovës nga 5 shtetet mos-njohëse në BE (4 në NATO), mund ta lexoni edhe shkrimin më poshtë:

Lajme të ngjashme