Dhjetë ditë më herët drekoi me Kurtin, tash Dendias shkon te Vuçiqi dhe falenderohet për 5-6 gjëra - NACIONALE

Dhjetë ditë më herët drekoi me Kurtin, tash Dendias shkon te Vuçiqi dhe falenderohet për 5-6 gjëra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me kryediplomatin grek që ishte në Kosovë pak ditë më parë, Nikos Dendias.

Shpresat për njohje të mundshme nga Greqia u rritën pasi Dendias qëndroi goxha gjatë dhe u shfaq humë miqësor me liderët institucionalë të vendit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Por, çka foli Vuçiqi me Dendiasin?

Presidenti serb thotë se ka folur me ministrin e jashtëm grek për “procesin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe për “forcimin e bashkëpunimit mes dy popujve dhe shtetit”.

Vuçiq po ashtu thotë se e ka falenderuar ministrin grek për qëndrimin parimor të Greqisë, e ashtu edhe për angazhimin personal sa i përket mbështetjes së dialogut dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar.

“E falenderova mikun tonë për qëndrimin parimor të Greqisë, dhe po ashtu për përfshirjen e tij personale, në mbështetje të dialogut, respektim të ligjit ndërkombëtar, ruajtje të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe avokimin për përparimin e Serbisë në integrime evropiane,” – tha Vuçiq në faqen e tij në Instagram.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme