Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, nuk është në rend dite Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00.
Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së legjislaturës së 11-të.
Në rend të ditës janë disa pika për diskutim, por nuk është projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili këtë javë është dërguar në Kuvend nga PDK-ja.
Gjykata Kushtetuese, të mërkurën doli me një vendim pas kërkesës së PDK-së, se Kuvendi është konstituuar pas afatit. Sipas këtij aktgjykimi, Qeveria që është zgjedhur nga ky Kuvend është legjitime.