Blinken thotë që marrëveshja e Ohrit shtron rrugën për të marrë njohjet nga shtetet mos-njohëse të BE-së - NACIONALE

Blinken thotë që marrëveshja e Ohrit shtron rrugën për të marrë njohjet nga shtetet mos-njohëse të BE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka folur në lidhje me çështjen e mundësisë së njohjes nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën pas arritjes së marrëveshjeve për Propozimin Evropian.

Ai iu përgjigj një pyetjeje të shtruar nga senatorja amerikane Jeanne Shaheen në lidhje me këtë çështje, raporton Tanjug.

Përgjigja mund të mos tingëllojë aq bindëse, por ajo thotë si vijon:

“...unë mendoj se kjo marrëveshje na vendos në rrugën drejt njohjes nga këto shtete (shtetet mos-njohëse). Sa i përket Serbisë, kjo mund të jetë çështje tjetër që mund të marrë kohë por nëse arrijmë te marrëdhëniet e normalizuara atëherë kjo mund të ketë efekte shumë pozitive në ndërveprimet e përditshme dhe ma merr mendja që me kalimin e kohës do të shkojmë atje. Por për pesë shtetet mos-njohëse, fakti që dy vendet (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen, dhe me supozimin se do ta zbatojnë, atëherë kjo mund t’i drejtojë kah njohja.”

Mungesa e një garancie të shkruar në Propozimin Evropian për një çështje të tillë i ka bërë mjaft spektikë shumë analistë dhe qytetarë të vendit se njohjet nga këto shtete mund të vijnë në një të ardhme të afërt.

Lajme të ngjashme