PDK e AAK presin vazhdimin e seancës në ora 11:00, pushteti i shkon në zyre për “konsulta” deputetes Haxhiu - NACIONALE

PDK e AAK presin vazhdimin e seancës në ora 11:00, pushteti i shkon në zyre për “konsulta” deputetes Haxhiu

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lideri i VV-së, Albin Kurti, se bashku me partnerët e tij të koalicionit i ka shkuar sot në zyrës, ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të cilën “opozita” po e njeh vetëm si deputete.

Pavarësisht thirrjeve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive, VV-ja ka vazhduar me skenarin e bllokimit të konstituimit të Kuvendit.

Para pak qastesh, Kurti me aleatët e tij dhe minoritetet kanë filluar takimin konsultativ me Albulena Haxhiun.

Subjektet politike opozitare e kanë refuzuar ftesën e Haxhiut për takim, duke thënë se nuk e njohin për ushtruese të detyrës së presidentes.

Ndërkohë, PDK-ja dhe AAK-ja sot në ora 11:00 do të jenë në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, me kërkesën që nesër, më 18 gusht, në orën 11:00, ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK ia rikujton z. Dehari se ai ndodhet në atë pozitë vetëm për ta mundësuar zhvillimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit, jo për të vendosur politikisht nëse dhe kur do të vazhdojë ajo. Roli i tij është procedural, i përkohshëm dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

Z. Dehari, thirreni seancën. Deputetët janë zgjedhur për të qenë në Kuvend, jo për të pritur vullnetin politik të askujt. Nesër, në orën 11:00, PDK do të jetë në sallë.

Lajme të ngjashme