Protestojnë për rritje pagash: Kush ka hyrë në grevë, kush po reagon dhe pse? - NACIONALE

Protestojnë për rritje pagash: Kush ka hyrë në grevë, kush po reagon dhe pse?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të enjtën në Kosovë ka nisur greva për rritje page e punëtorëve të sektorit publik. Kërkesa e vetme, për momentin, është shtesa e Qeverisë prej 100 eurove. Por kjo grevë duket se ka nxitur reagimin e kësaj të fundit si dhe e ka mobiluzuar atë.

Mobilizimi fillimisht nisi të enjtën nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e pastaj edhe nga e Ekonomisë. Këto dy institucione, tashmë e duket se kanë të qartëa të qartë se si do të veprojnë në lidhje me grevën në institucionete tyre.

Ata kanë kërkuar listën e nëpunësve grevistë, në mënyrë që të njëjtit të penalizohen në rroga. E sindikalistët i kanë cilësuar këto veprime si skandaloze.

Sekretari i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Enis Spahiu, i tha Nacionales se nëse edhe për një orë një zyrtar është në grevë, ai nuk do të paguhet për atë orë.

E gjithë kjo, sipas Spahiut, bazohet në ligjet në fuqi. Sidoqoftë njoftimi për pezullim të pagës gjatë kohës sa janë në grevë, duket të ketë kryer punë, pasi që në Ministrinë e Muratit nuk ka asnjë punëtor në grevë.

Pika 18,1 ka ndryshuar me plotësim-ndryshimin që e ka ndryshuar ligjin për greva, në legjislaturën e katërt. Kemi marrë në ministri njoftimin që asnjë zyrtar nuk është në grevë. Unë nuk përfaqësoj ndonjë vullnet politik, unë jam shërbyes civil”, tha ai.

Por kur greva u konkretizua, eksponentë të qeverisë paralajmëruan se do të “pezullohen” nga pagat të gjithë grevistët. Kundër kësaj kanë dalë sindikatat, të cilat thonë se Ligji Për Grevë ua lejon atyre të drejtën për grevë, dhe se paga nuk parashihet me ligj t’u pezullohet.

Gjithë këtë tollovi vetëm sa e ka bërë edhe më të dendur Ligji i cili ishte miratuar në vitin 2010, e më pas ishte plotësuar sërish me disa detaje të tjera.

Me këtë nen rregullohen dhe mbrohen të drejtat e punëtorëve që futen në grevë, duke specifikuar hollësisht se si të mbrohet një grevist.

“Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës”, thuhet në paragrafin e parë të këtij neni.

Paragrafi tjetër specifikon se gjatë kohës së grevës punëdhënësit nuk mund t’i zëvendësojnë pjësëmarrësit në grevë me punëtorë të ri.

Dykuptimësia e këtij ligji, vjen si rezultat i një plotësim/ndryshimi të tij, i cili mban datën 6 shtator 2012. Me këtë plotësim/ndryshim, ndryshohet neni 18.

Neni 18: Tre paragrafë janë paraparë në mënyrë që të rregullohet ligjshmëria e grevës: Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, Ndërprerja ose largimi nga marëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme është i kundërligjshëm, paragrafi i dytë nuk zbatohet kur i punësuari gjatë grevës kryen një akt që bie ndesh me ligjin.

Opozita përkrah grevat e sindikatave

Partitë opozitare kanë dalë në përkrahje të sindikatave, të cilat nga sot kanë filluar grevën në disa sektor publik.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë vlerësuar se kërkesat e mësimdhënësve, edukatorëve të kopshtet publike, punëtorëve të administratës publike në nivel qendror dhe lokal janë të drejta.

Udhëheqësit e këtyre partive kanë dënuar kërcënimet e qeverisë për t’i pezulluar pagat punëtorët që hyjnë në grevë.

Sipas tyre, qeveria duhet të gjej zgjidhje e jo t’i kërcënoje punëtorët në mënyra jo ligjore.

BSPK e KMDLNj i quajnë kërcënime veprimet e Qeverissë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate për media i ka quajtur kërcënime deklaratat e dhëna nga Qeveria e Kosovës përkatësisht sekretari i Ministrisë së Punës dhe Transfereve, Enis Spahiu.

Sipas BSPK-së, kërcënimet që po iu bëhen, janë të kundërligjshme.

“T'i kërcënosh grevistët e qetë dhe në të drejtën e tyre, është shkelje e normës dhe parimeve të shtetit demokratik e juridik dhe, mbi të gjitha, marrje e së drejtës për grevë – me fjalë të tjera është gabim shumë i madh”, thuhet në deklaratën për media të BSPK-së.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), nëpërmjet një komunikate për media, thotë se kërcënimet e bëra nga përfaqësues të Qeverisë për grevistët janë shkelje e të drejtave të njeriut.

Organizimi dhe veprimi sindikalist është i rregulluar dhe lejohet me ligj. KMDLNJ-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës t'i ulë armët e kërcënimit dhe të gjejë një zgjidhje bashkë me sindikatat”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Sindikata e mjekëve: Nuk jemi në grevë, s’i kemi interesat e njëjta me SBASHK-un

Derisa në grevë kanë hyrë çerdhet publike, administrata, ka sindikata që po e kundërshtojnë mbajtjen e grevës.

Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Përmes një njoftimi për media FSSHK thotë se punëtorët shëndetësorë tashmë marrin shtesat prej 60 euro dhe nuk është në interes të tyre të futen në grevë për 40.

Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme, del me qëndrim kundër Grevës respektivisht nuk i bashkëngjitet Grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor sepse punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë Grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij, Kryesia vendos që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor ti realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës” njofton FSSHK.

Kush ka hyrë në grevë dhe pse?

Mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Paga bazë e një mësimdhënësi në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë është 470 euro.

“Jo më shumë, 100 euro modeste, që të përballemi më lehtë me çmimet që po rriten çdo ditë”, thotë edhe Rrahman Jasharaj, nga këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës gjatë ditës së enjte ka bërë disa vizita te punëtorët, të cilët tashmë kanë nisur grevën. Fillimisht Këshilli ka vizituar edukatorët në një kopsht publik në Prishtinë, si dhe punëtorët në Komunën e Prishtinës. Këshilli grevist ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të fillojë me realizimin e kërkesave të tyre.

Për 100 euro shtesë deri në miratimin e legjislacionit për pagat, por edhe për kërkesa të tjera, sindikalistët kanë protestuar më 8 prill të këtij viti./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme