Imeri e Sindikatës së Shëndetësisë: Nuk jemi në grevë, s’i kemi interesat e njëjta me SBASHK-un - NACIONALE

Imeri e Sindikatës së Shëndetësisë: Nuk jemi në grevë, s’i kemi interesat e njëjta me SBASHK-un

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka thënë se ata nuk i janë bashkangjitur kërkesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për të hyrë në grevë.

Ajo ka deklaruar se ata nuk i kanë kërkesat e njëjta me SBASHK-un.

“Nuk është se duhet të jemi të gjitha federatat për një herë në grevë, nuk kem ndonjë marrëveshje ose ndonjë memorandum mirëkuptimi se duhet patjetër të hyjmë në grevë të dyja, secila federatë i ka interesat dhe kërkesat e ndryshme”, ka thënë Imeri për Klan Kosova.

Imeri thotë se në takimet e rregullta me BSPK-në secila federatë ka dhënë qëndrimin e tyre se a do t’i bashkangjiten grevës apo jo.

“Të gjitha federatat që jemi në BSPK në takimet e rregullta që i kemi pasur secila federatë është dakorduar se a do të hyjë apo nuk do të hyjë në grevë. Iniciativa ka qenë nga SBAShK, nuk do të thotë se është iniciativë e nisur nga BSPK-ja. Arsyeja se pse nuk i jemi bashkangjitur grevës është se ne nuk i kemi kërkesat e njëjta”, ka thënë Imeri.

Lajme të ngjashme