'Po ndërlikoni mundësitë tona të avokojmë për ju': S’ia hoqi asnjë fjalë Escobar-it, Kasanof porosinë e njëjtë
‘Zyrtarë të shumtë amerikanë kanë treguar...veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës ia ndërlikojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikë mundësitë që të avokojë efektivisht për Kosovën’.
Duke jehuar fjalët e paraardhësit të tij, Aleksandar ‘Sasha’ Kasanof, emisari i ri amerikan për rajonin s’ia hoqi asnjë fjalë Gabriel Escobarit kur u pyet nga gazetari Adriatik Kelmendi për porositë e fundit të lëna nga ai.
Fjalë-për-fjalë ripërmblodhi vlerësimet e lëshuara nga Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e ShBA-së tash e më shumë se një vit se veprimet e deritashme “kufizojnë mundësitë e ShBA-së” për të avokuar ndërkombëtarisht për Kosovën.
Kasanof u përgjigj para gazetarëve se këtë mesazh ia barti Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, bashkërisht me “dëshirën për partneritet efektiv” Prishtinë-Uashington.
Megjithatë, për një gjë tha se ShBA “qe e kënaqur”: heqjen e ndalesës së mallrave serbe, për çka tha se “e mundësoi Kosovën të jetë në CEFTA” dhe të procedojë sukssesshëm në Procesin e Berlinit.
Për çështjen e pakicës serbe, Kasanof tha se “themeli i pavarësisë së Kosovës shtrihet në zotimin për shoqëri multientike” dhe se qeveria kosovare duhet të angazhohet e konsultohet me pakicën serbe.
“Liderët janë zotuar që do ta ndërtojnë shoqërinë multietnike”, tha ai.
Bisedën shtatë-tetë minutëshe Kasanof e përfundoi me kërkesën kryesore: Dërgimin e draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.
“ShBA mbesim të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe demokracisë multietnike që lështë ndërtuar këtu. Kjo është çka ne kemi mbështetur, dhe vazhdojmë ta mbështesim. Ne vazhdojmë po ashtu të mbështesim integrimin euroatlantik tuajin dhe strukturat. Në veçanti në këtë kohë kur shohim kaq shumë ndryshime në Evropë. Dhe duam ta avancojmë”, tha emisari amerikan.
“Ishte në rend të parë një vizitë dëgjimi në kapacitetin tim si Zëvendës Ndihmës Sekretar të mësoj më shumë për çështejt dhe të futem në diskutime me qeverinë... Do të shtoja po ashtu se është e qartë nga komentetet paraprake nga shumë zyrtarë ameirkanë që veprimet e pakoordinuara nga qeveria komplikojnë mundësinë (ability) që të avokojmë efektivisht për Kosovën”.
“Në takimin që pata me KM dhe PR ia ritheksova dëshriën tonë për partneritet më efektiv. Po ashtu i shpreha se si jemi të kënaqur nga vazhdimi i lejimit të mallrave që Kosova e mundësoi të jetë në CEFTA dhe Proces të Berlinit”.
Në lidhje me zgjedhjet amerikane dhe mundësisë së ardhjes së administratës së republikanëve dhe se a mund të ndërrojë politika amerikane karshi Kosovës, Kasanof u shpreh se nuk mund të ketë ndërrime dramatike.
“Ju e dini si diplomat s’mund të flas hipotetikisht, por për rezultate politike... Çka mund të them është që politika jonë e jashtme mbështetet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasë që interesat tona kombëtare të ndërrojnë në aso masa që të afektonte kalkulusin dhe politikën në mënyra dramatike ndaj Kosovës. Po e lë me kaq..”
“Po e ritheksoj që ne ShBA mbesim mbështetës të mëdhenj ndaj popullit të Ksoovës dhe sovranitetin multienticitetin që ne mbështesim”, tha mes tjerash Aleksandër ‘Sasha’ Kasanof.