"Përçarja e re në VV": Depuetët Agusholli e Korenica e pëlqejnë fjalimin e Rrahmanit për "fëmijën me babë" - NACIONALE

"Përçarja e re në VV": Depuetët Agusholli e Korenica e pëlqejnë fjalimin e Rrahmanit për "fëmijën me babë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dje u shpërfaq edhe një ndasi e rë në Lëvizjen Vetëvendosje. E gjitha filloi për shkak të një projektligji të sponsorizuar nga Qeveria Kurti rreth fertilizimit me asistencë mjekësore. Këtë nismë ligjore, e kritikoi deputeti konservator nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani, ndërsa kundër tij doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i sëcilës ngjalli shumë debat.

Përderisa fjalimin e Bogujevcit, LVV-ja e shpërndau në faqen e saj zyrtare në Facebook, të njëjtën gjë nuk e bëri me fjalimin e Rrahmanit, që po ashtu është deputet i saj. Duket se një gjë e tillë e inkurajoi Rrahmanin të publikojë fjalimin e tij në profilin e tij në Facebook, dikur vonë në aksham. E ai mori pëlqime të konsiderueshme, saktësisht 370 llajka, ndërsa deri tani videoja e tij është shikuar mbi 5 mijë herë sipas Facebook-ut. Por, në mesin e pëlqimeve kishte edhe disa që ranë në sy.

Dy deputetë konservatorë e pëlqyen videon e Rrahmanit. Pra u pajtuan me ato që deklaroheshin në video, pasi pëlqimi (like) është formë e shpërfaqjes së pajtimit. Gramos Agusholli dhe Visar Korenica e pëlqyen këtë status, duke ofruar mbështetjen e tyre për këtë fjalim. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që deputetët e VV-së me bindje konservatore dalin kundër partisë së tyre për tema që lidhen me fenë, familjen e lirinë seksuale.

Të njëjtin ishin kundër edhe blerjes së pikturës së “Haveit” dhe projekt-kodit civil, që parashihte bashkëjetesën e seksit të njëjtë.

Por në mesin e pëlqimeve kishte edhe aktivistë të tjerë të VVsë, si p.sh. Ilir Gashi, asamblisti më i votuar në Prizren. Po ashtu, edhe opinionisti Andi Rexhepi, i cili tmerroi dje me shkrimin e tij kundër zonjës Saranda Bogujevci, e pëlqeu këtë fjalim të z. Rrahmanit. Njëkohësisht, edhe hoxhollarë të ndryshëm e pëlqyen këtë shkrim, si p.sh. Eroll Rexhepi, hoxhë nga Peja.

Çka ndodhi dje?

Lëvizja Vetëvendosje është përçarë sërish. Më saktësisht, grupi parlamentar i saj u përça përsëri për një temë që ka të bëjë për lirinë seksuale. Pra VV-ja, grupi më i madh parlamentar në Kosovë, u nda në dyshë rreth çështjes së shtatëzanisë dhe lindjes së grave të fëmijve pa pasur nëvojë për burrë. Kjo është hera e dytë që deputetët e VV-së kanë mendime të ndryshme për një çështje delikate, pas asaj për bashkëjetesat e seksit të njëjtë që i parashihte projekt-kodi civil. Nëse duhet të theksohet saktësisht se çka e çau VV-në, atëhërë çështja nisi për shkak të një diskutimi mbi projektligjin për projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, që është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga VV-ja.

Në fjalën e tij, Eman Rrahmani, deputet konservator i VV-së, e kundërshtoi projektligjin, duke thënë se e cenon familjen.

“Projektligji prej jo vetëm shëndetin, por edhe parime etike e morale të lidhrua me familjen dhe konceptin e saj…Parimisht mendoj që duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak që cenon familjen, të cilën neve, ose të paktën unë, besoj dhe angazhohem për mbrojtjen e vlerave të saj. Në njërën prej neneve ku sqarohet e drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara.” – vlerësoi deputeti Rrahmani, i cili ishte po ashtu njëri nga zërat më të fuqishëm kundër martesave të gjinisë së njëjtë vitin e kaluar.

“Fëmijve nuk duhet t’ia ndalojmë të kenë babë, nuk besoj që duhet të bëjmë këso lloj krahasime ku e stimulojmë një process të kundërtë të natyrës dhe të asaj që e ka krijuar Zoti” – tha deputeti Rrahmani.

Ndaj këtij fjalimi, reagoi zonja Saranda Bogujevci, e cila e denoncoi karakterin seksist të shoqërisë, duke refuzuar determinimin nga burrat të mënyrës se si jetojnë gratë.

“Kur i rregullojnë gjanat në shoqërinë tonë sa e lehtë është që vendimet të merren për ta determinu ne si gra se qysh vendosim ta jetojmë jetën tonë. Diçka që nuk parashihet në pjesën e burrave.” – u shpreh Bogujevci.

Tutje, zonja Bogujevci vlerësoi se ajo ka dashur të bëhet nanë, ndonëse nuk e ka pasur mundësinë të ketë një lidhje.

“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – vazhdoi ajo.

Zonja Bogujevci vazhdoi fjalimin e saj duke thënë se nuk lejon që jeta e saj të determinohet nga një burrë.

“Edhe unë duhna me qenë e limitume në bazë të asaj që e the (e ka fjalën për z. Rrahmani) pse një shoqni mendon se një normë duhet me qenë në një formë të caktume. Edhe përderisa unë kom dashtë me u ba nanë, për mu ka qenë me randësi se çfarë ka ofru shkenca për me ma mundësu qat të drejtë. E jo me ma determinu një burrë. Që unë duhna medoemos me pasë një burrë me të cilin martohem për me pasë mundësinë me u ba nanë.” – shtoi deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme