Tmerrojnë komentuesit në Facebook: Shpërthejnë me ofendime ndaj deputetes Bogujevci - NACIONALE

Tmerrojnë komentuesit në Facebook: Shpërthejnë me ofendime ndaj deputetes Bogujevci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një informatë private vendosi ta ndajë me deputetët, rrjedhimisht, edhe me qytetarët që po e ndiqnin direkt seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci. Por për këtë gjë, ajo po ofendohet nga disa komentues në rrjetin social Facebook. Çka po thonë ata?

Deputetja Bogujevci në seancën e sotme fillimisht, denoncoi seksizmin, derisa vendosi të ndajë me deputetët një informatë:

“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – ka thënë ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovë vendosi të tregojë se i ka besuar shkencës, dhe që nuk ka nevojë për një burrë, që t’i mundësohet të bëhet nënë.

“Edhe unë duhna me qenë e limitume në bazë të asaj që e the (e ka fjalën për z. Rrahmani) pse një shoqni mendon se një normë duhet me qenë në një formë të caktume. Edhe përderisa unë kom dashtë me u ba nanë, për mu ka qenë me randësi se çfarë ka ofru shkenca për me ma mundësu qat të drejtë. E jo me ma determinu një burrë. Që unë duhna medoemos me pasë një burrë me të cilin martohem për me pasë mundësinë me u ba nanë.” – tha ajo.

Komentuesit ofendojnë

Megjithatë, një çështje kaq të rëndësishme që e ngriti deputetja, duket se irritoi disa komentues, që janë shprehur në mënyrë ofenduese dhe tmerruese ndaj saj.

“Hajde z Bajqinovci por baba prej ka do ta kat femija nrast se ky ligjë sipas teje kalon mos vallë pri majmunit apo kali gomari apo edhe prej derrit mund te mbarsohesh mjerimi nuk vjen ndryshe veqë nga rrugaqët ne palament.” – ka komentuar një qytetar, siç shihet, me gabime të tmerrshme drejtshkrimore.

Një tjetër, ka shkruar si vijon: “Kamë nisë me dyshue që Sarandës i kanë ba diçka se nuk po më delë si LLAPJANE në mbrojtje të familjes së pastër shqiptare”.

Dikush tjetër, ofendoi aktivistet gra, duke i akuzuar se kanë “agjendë prishjen e familjeve dhe marrjen në qafë të burrave”.

Ndërkohë, një komentues ka shkruar: “I prishi malli i keq”.

Këto, janë vetëm disa nga shumë komente që qytetarët kanë bërë ndaj kësaj informate që e ndau deputetja Bajqinovci.

Shënim: Komentet janë bërë në dy lajme të shpërndarë nga gazeta Nacionale të titulluara “Bogujevci: Derisa nuk e kam pasë mundësinë të isha në lidhje, kam dashtë të bëhem nënë përmes mundësive që ofronte shkenca” dhe “Fjalimi frymëzues i deputetes": Çka tha në të vërtetë Saranda Bogujevci për "shtatzëninë pa burrë"?

Tmerron një “opinionist”

Një person me emrin Andi Rexhepi, që duket të jetë aktivist dhe opinionist e që tregon se është student në Turqi, ka bërë një reagim të tmerrshëm në lidhje me këto deklarata.

“Saranda Bogujevci dhe të ngjashmit, është mirë me na tregu kurvnitë para zgjedhjeve,” – shkruan Rexhepi.

Ai tutje e ka cilësuar në mënyrë arbitrare si skandaloz qëndrimin e drejtë të deputetes Bogujevci të shprehur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si “porno-ideologji”.

“Ty veç duhet me të shkarku menjëherë edhe me t’lonë me vazhdu jetën pranë fëmijës tënd ilegjitim. E ke vra familjen tonde për së dyti. Ja ke plotësu dëshirën Serbinë...” – vazhdoi më tej gjuhën e papranueshme Rexhepi.

Nacionale distancohet nga këto fjalë dhe kërkon edhe nga lexuesit e saj që të distancohen nga qëndrime të tilla që shprehin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.

Lajme të ngjashme