Fjalimi frymëzues i deputetes: Çka tha në të vërtetë Saranda Bogujevci për "shtatzëninë pa burrë"?
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e ka bërë një fjalim frymëzues gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës derisa u shpreh edhe për gjëra private. Çka tha znj. Bogujevci?
Deputetja qysh në fjalët e para e denoncoi me të drejtë karakterin seksist të shoqërisë, dhe standardet e dyfishta gjinore.
“Kur i rregullojnë gjanat në shoqërinë tonë sa e lehtë është që vendimet të merren për ta determinu ne si gra se qysh vendosim ta jetojmë jetën tonë. Diçka që nuk parashihet në pjesën e burrave,” – u shpreh ajo.
...përderisa...
Ajo foli edhe në lidhje me çështje personale.
“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë.” – vazhdoi më tej znj. Bogujevci. Por, përkundër mënyrës se si është kuptuar kjo nga shumica e mediave, në fakt znj. Bogujevci nuk po thotë që nuk ka mundësi tash që të jetë në lidhje. E për rrjedhojë, as që tash ka mbetur shtatzënë përmes mundësive që ofron shkenca.
Lexojeni ndërkohë pjesën në vazhdim:
“Edhe unë duhna me qenë e limitume në bazë të asaj që e the (e ka fjalën për z. Rrahmani) pse një shoqni mendon se një normë duhet me qenë në një formë të caktume. Edhe përderisa unë kom dashtë me u ba nanë, për mu ka qenë me randësi se çfarë ka ofru shkenca për me ma mundësu qat të drejtë. E jo me ma determinu një burrë. Që unë duhna medoemos me pasë një burrë me të cilin martohem për me pasë mundësinë me u ba nanë,” – shtoi deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.
përgjegjësia e burrave, ZERO
“Ndërsa ki raste të tjera, e kjo as nuk diskutohet në shoqërinë tonë, kur gratë dhunohen me jo dëshirën e tyne e kanë, shtyhen të bahen nanë. Burrat nuk marrin përgjegjësi në këtë drejtim. Ki raste kur gratë shtyhen të kenë fëmijë pa marrë parasysh a kanë probleme shëndetësore apo të tjera, dhe prapë burrat nuk marrin përgjegjësi në këtë drejtim. Dhe unë mendoj që kjo është e padrejtë! Mendoj që jemi në një pikë ku nuk mund të krijojmë ligje dhe të marrim rregulla ku gruaja duhet të kufizohet në çdo aspekt... ndërsa kur vjen puna te përgjegjësia e burrave, ajo është zero. Nuk është as e rregullume në shoqni, as në ligj, po as në vlerat e familjes nuk merret parasysh kjo pjesë. – u shpreh tutje deputetja e partisë në pushtet.
“Më vjen keq që reagova në këtë mënyrë,” – tha tutje ajo.
Ky fjalim është publikuar edhe nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, nuk është publikuar fare fjala e z. Eman Rrahmani.
Nga ajo që megjithatë dihet publikisht, është se znj. Bogujevci është shtatzënë aktualisht